Nuk ka vend të Shqipërisë ku të mos kërkohet largimi i Edi Ramës. Pas protestave në çdo cep të vendit, qytetet janë mbushur edhe me parullat ‘Rama Ik’.
Kështu ka ndodhur edhe në Bashkinë e Këlcyrës. Siç raportojnë mediat lokale në jug të vendit, bashkia e drejtuar nga PS-ja është zgjuar sot e mbushur me parulla kundër Edi Ramës.
‘Rama ik’ dhe ‘Bashkia që nuk duam’, është shkruar në çdo mur e kazan të qytetit të vogël në jug të Shqipërisë.