Kryemadhi: Rama shantazhon gazetarët e huaj nëpërmjet ambasadorëve

E Enjte, 09 May 2019 23:27

Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi akuzua mbi qeverinë Rama, por shkoi edhe më tej.

E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini i bëri reformës në drejtësi, ajo tha se nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”.

“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhën zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve.Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”,- tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se Rama është i rrëzuar, ndërsa e akuzoi atë se përdor ambasadorët e Shqipërisë për të shantazhuar gazetarët e huaj.

“Edi Rama është i rrëzuar por mos harroni kë keni përballë, një kriminel të strukturuar me ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë kudo ku ka artikuj në media kundër qeverisë shkojnë deri aty sa edhe firmën e ambasadorit e përdorin për të shantazhuar gazetarë në media të ndryshme, qofshin këto latine apo anglosaksone.

Ylli Rakipi: Na thuaj rastin konkret, në shtypin austriak ka ndodhur?

Monika Kryemadhi: Kam unë emailet e mia…do t’i nxjerr, ka austriakë, ka francezë ka sa të duash.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...