Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka bërë këtë të enjte një informacion publik se Kryeministri Edi Rama ka dashur të japë dorëheqjen, por që më pas është tërhequr nga ky vendim. Kryemadhi nuk dha emra se kush e detyroi të tërhiqej por ngriti pikëpyetje se arsyeja mund të jetë krimi ose koncesionet e dhëna.
Kryemadhi në emisionin “Të Pa Ekspozuarit”:
Kryemadhi: Unë kam informacion se Rama ka dashur të japë dorëheqjen para dy javësh por është shantazhuar dhe është tërhequr. Se kush është personi këtë duhet ta thotë Rama. A ishte arsyeja krimi, a koncesionet këtë duhet ta zbulojmë.