Një hetim mbi rolin e kryeministrit Rama, për ndarjen e Kosovës!

Premte, 10 May 2019 12:40

Në një shkrim të ditës së sotme portali informativ, “Respublika”, pasi risjell një deklaratë të mbrëmshmen të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në `Opinion`, nëpërmjet të cilës përpëlitet që të mbulojë rolin e kryeministrit Rama në planin për ndarjen e Kosovës, i kundërvë kësaj mbrojtjeje deklaratën e ish-ministrit suedez, Carl Bildt, i cili në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka zbuluar rolin e vërtetë të tij.

“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën. Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën”, thotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pyetja që lind këtu është: Cili është pozicioni i Kosovës për kufijtë? A ka z. Thaçi të njëjtin qëndrim presidenti me Ramush Haradinajn? Dhe cilin qëndrim mbështet z. Rama?

Nga ana tjetër ish-ministri suedez Carl Bildt më 9 gusht 2018, deklaron për VOA:

“…Mund të ketë versione të ndryshme për skema të tilla. Kosova duhet të lëshojë zona në veri të lumit Ibër, banuar thuajse ekskluzivisht nga serb dhe mandej të marrë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe lokalitete të banuara nga shqiptarë në Serbinë Jugore. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka menduar gjatë në këto linja dhe kryeministri shqiptar Edi Rama duket se i pret mirë ato, siç më ka thënë në një bisedë”.

“Ne e kemi të qartë se kë duhet të besojmë, pasi pak ditë më parë Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjëherë ide për shkëmbim territoresh kur në fakt kjo ide është diskutuar në mediat kryesore të botës nga diplomat dhe ish-diplomatë. Është e qartë: Roli i Edi Ramës në këtë lojë duhet hetuar dhe sqaruar zyrtarisht nga Shqipëria. Dhe ka mekanizma parlamentarë që mandej mund të çojnë edhe në hetim penal për akte dhe qëndrime që bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe pse meraku i një dokumenti të shkruar që solli analisti i qeverisë, Mentor Nazarko, thjesht tradhëton këtë frikë”, shkruan dhe hedh një ide Respublika për domosdoshmërinë e hapjes së një hetimi ndaj kryeministrit të Shqipërisë, në rolin e tij okult për tentativën për ndarjen e Kosovës.

Përveç kësaj Syri. net po ju risjell edhe dy deklarata të tjera mjaft të forta, që tregojnë përfshirjen e Ramës në këtë aferë anti-Kosovë.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Serbinë, Sonja Biserko në një intervistë për median e madhe serbe “Vreme”, deklaroi:

“Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra...Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit, përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme”.

Gjithashtu vetëm 3 ditë më parë, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lëshoi një denoncim të fortë:

“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”.

Në rastin e deklaratës së diplomatit të njohur Bildt, Rama në atë kohë u mjaftua vetëm duke thënë se “Nuk duhet të nxirren në media, bisedat konfidenciale”, kurse për dyshime e forta të kryeministrit Haradinaj shpërtheu duke u mbrojtur dhe “përgënjeshtruar” me shprehje të tipit; “Përpara Facebookut, budallain e njihte vetëm shtëpia e tij”.

Pavarësisht të gjitha këtyre, duket se ka ardhur koha që pas verdiktit të Samitit të Berlinit për djegien e planit për ndarjen e Kosovës, të hetohet roli i udhëheqësve shqiptarë, në këtë aferë të rrezikshme dhe anti-kombëtare. Nuk e dimë se çfarë do të bëhet me Hashim Thaçin në Kosovë, por për Ei Ramën duhet të iniciohet urgjentisht një hetim parlamentar për këtë çështje. Por këtë nuk mund ta bëjë ky parlament mono[partiak e qesharak. Ky hetim ndoshta duhet të jetë edhe objektivi i parë i parlamentit të ardhshëm, të dalë nga zgjedhje të lira dhe me standarde.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...