Meta: Po ndjekim situatën, ruani qetësinë!

Saturday, 11 May 2019 19:48

Presidenca reagon për protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, zyra për shtyp e Presidencës thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve.

Protesta e opozitës vijon me fjalimin e Bashës ndërsa pati edhe incidente ku iu vu zjarri me molotov derës së Kryeministrisë. Policia shpërndau protestuesit me gazlotsjellës.