Basha thirrje protestuesve: Mos cënoni efektivët, beteja jonë është me krimin

Saturday, 11 May 2019 19:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzlim Basha nga sheshi para Kryeministrisë i adresoi një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ora e lojës me popullin ka marrë fund.

Basha: Ju uroj nga zemra mirëse keni ardhur në Kuvendin e Sovranit. Me një kushtrim jemi mblehdur sot, me një qëllim për të mos pranuar më kurrë Shqipërinë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë, dyvakut aziatik të Edi Ramës, por të Shqipërisë si e gjithë Europa.

Ka 30 vite që shqiptarët bëjnë sakrifica të përditëshme që ju të gjithë e dini se si në këto 30 vite e vetmja mënyrë për të rilindur ishte përmes largimit. Ne e futëm Shqipërinë në NATO. Ne hoqëm vizat dhe kthyem dinjitetin qytetarëve shqiptarëve. Ne jemi sot përsëri në një udhëkryq të tmerrshëm produkt i lidhjes së krimit me qeverinë.

Ne jemi këtu për ti dhënë një mesazh të qartë e të prerë Ramws nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. "Rama ik"

6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës dhe Organizuatës së tij e kanë lënë Shqipërinë jashtë Euorpës. Vendi i vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese.

Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund.

Më tej Kryedemokrati i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos cënojnë efektivët e policisë, sepse sipas tij ata janë po aq të cënuar nga krimi.

Basha: Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka qëllim të dhunojë shqiptarët, të dhunojë zgjedhjet. Shumë duhet të jenë në burg, por janë sot të pandëshkueshëm.

Zgjedhje me krimin nuk do të ketë më. Sot do të bëhet e parë norma e parë e Shqipërisë Europiane. ne do të dëgjomë misionin tonë. E duam Shëipërinë si gjithë Europa.

Sot na nderojnë në këtë protestë studentët e PPE, përfaqësues të partive simotra nga të gjitha vendet e Europës.

Mos provokoni. Ndalni dhunën ndaj invalidit. Nuk vjen e keqja nga invalidi, vjen nga Rama i lidhur e krimin.

Efektivët e policisë janë vëllezëri tanë ata janë po kaq të kërcënuar nga krimi sepse krimi është komandanti i vërtetë i Policisë së Shtetit.

Mos cënoni efektivët e policisë. Beteja jonë është me krimin, me qeverinë e lidhur me krimin.

Modifikuar më Saturday, 11 May 2019 19:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...