Pas gati një ore mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, opozita vendosi që të hënën të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, në orën 19:00.
Ndërkohë, të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje do të shkojnë drejt spitalit ushtarak, për të protestuar deri në lirimin e sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.
Të dielën në 11:00 paradite do të ketë një tjetër protestë forumi më i lartë politik i PD dhe partive të tjera të opozitës te Drejtoria e Policisë.
“Nuk ka pikë dyshimi që ishte protesta më e jashtëzakonshme. Mllefi i njerëzve ka arritur kulmin. Kjo dhunë barbare ndaj protestuesve, arrestimi i tyre dhe veçanërisht arrestimi i Dollapit kërkon një përgjigje të fuqishme. Përgjigja është një reagim i menjëhershëm sot, një protestë të hënën. Me dy kushte, lirimi i menjëhershëm i të arrestuarve dhe arrestimi i menjëhershëm i autoreve të dhunës”, tha Basha para protestuesve të mbledhur në selinë e Partisë Demokratike.