Said Dollapi,rrëzoi përfundimisht Edi Ramën. Nga frika policia e liron në mesnatë, Dollapin

Diel, 12 May 2019 09:25

Mësohet që sot në orët e para të mëngjezit se policia, nga frika e protestës së sotme në ora 11.00 lajmëruar nga opozita, e ka liruar Said Dollapin.

Por ajo çka ndodhi dje në Tiranë me datë 11 maj 2019 nuk ka për t’u harruar. Kjo datë do mbetet në histori si 20 shkurti 1991, si marsit i vitit 1997, si 12 shtatori 1998, si 21 janari 2011.

Dje opozita protestoi, por mori gaz dhe dajak. Gazi lotësjellës që pushtoi Tiranën, duke dëmtuar me qindra e qindra familje, ku nëna me fëmijë të vegjël apo gra shtatzëna bërtisnin dhe kërkonin ndihmë mjeksore, pa qenë në protestë; kjo do të mbahet mend se nuk ka ndodhur asnjëherë në histori. Jo vetëm ndaj protestuesve që ishte e padrejtë, por dëmtimi i qytetarëve në shtëpitë e tyre, është një krim.

Krim shtetror!

Opozita kishte muaj në protestë ndaj kryeministrit Rama dhe nuk po e rrëzonte. Mjaftuan pamjet e transmetuara nga mediat televizive mbrëmë vonë, kur policia pa asnjë shkak, pa asnjë motiv dhe ligj dhunoi në mënyrë të tmerrshme Said Dollapin, sekretarin organizativ të PD-së, i cili i rrëzuar përtokë u godit dhe u mor nën grushta, tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave botërore.

Ajo video tashmë e ka rrëzuar kryeministrin Rama. Atë që nuk e bëri krejt opozita e bëri Said Dollapi.

Kryeministri Rama ka rënë! Nesër në orën 18.00 (e hënë datë 13 maj) opozita do ti jap përgjigjen e fundit kryeministrit.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...