Me tone të qeta, i pudrosur për kamerat, i ngadaltë, tepër i kujdesur që të mos bëjë lapsuse, u duk sikur kryeministri ishte i vetëdijshëm që nuk kishte kthjelltësinë e duhur. Por me gjithë kujdesin e tij shumë të madh, për të mos tradhëtuar pasigurinë e tij, të kthjelltësisë së vetëdyshuar, ai, kryeministri nuk ja doli dot.
Në një moment, pa pritur e pakujtuar, në mes të bisedimit me gazetarët, pa pritur dhe pa kujtuar, kryeministri foli përçart duke thënë: “protestuesit e shkretë e dinë veten se janë trami i Lulit” pastaj shtoi si në jerm: “në tramin e Lulit… por trami i Lulit…. Rrugëhumburit…” derisa ju deshën disa sekonda të gjata për të mbledhur veten, për të kapur fillin e bisedës.