Rama: Nuk kam nevojë as për amerikanë e as për gjermanë

Tuesday, 14 May 2019 13:52

I pyetur në konferencën e sotme për ofertën e ndërmejtësimit me palëve të ardhur nga partia CDU në gjermani, Edi Rama, ironizoi duke deklaruar se nuk ka nevojë as për gjermanë e as për amerikanë...duke vazhduar të përmend një sërë kombesh të tjera perëndimore.

Gazetarja ndërkohë i kishte kujtuar deklaratën e tij sipas të cilës; ndërkombëtarët nuk duan të bëhen pjesë e negociatave dhe dialogut.

“Shpreh mirënjohje për CDU, parti me peshë ne PPE që i ka rënë për hise edhe PD si anëtare e familjes, që mbajtën një qëndrim korrekt dhe të qartë. Përsa i përket dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandez, francez, norvegjezë, për t’u ulur.

E kam thënë dhe përsëris dialogu është i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota. E kam kërkuar këtë edhe kur s’kishte kapsolla e fishekzjarrë. Sot pala tjetër dhe vendi kanë nevojë më shumë se asnjëherë për dialog, shqiptarët nuk ua kanë borxh politikanëve".

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 13:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...