LIVE/ Basha për protestuesit e arrestuar: Nuk do të jeni vetëm, gjyqtari që jep vendimin do marrë atë që meriton

Tuesday, 14 May 2019 17:35

Në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia e PD-së, kreu i opozitës Lulzim Basha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se, nuk do të lejohet montimi i një diktature të re në vend.

Duke falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës së opozitës së bashkuar, kryedemokrati Basha theksoi se, fatin e Shqipërisë nuk do ta lejojmë në duart e qeverisë të lidhur me krimin, në duart e oligarkëve dhe në duart e një personi.

Basha komentoi edhe vendimin e sotëm të gjykatës, e cila la në burg 19 protestues të opozitës.

“Ata dhjetëra të shoqëruar që i bashkohen dhjetëra të tjerëve të arrestuar më parë. Sakrifica juaj për demokraci është shënjuar jo vetëm në kujtesën e PD dhe në partitë tjera të opozitës. Sot kemi të burgosur politikë. Çdo e drejtë e juaja e dhunuar do të vihet në vend. Ata që ju arrestuan do të përgjigjen para drejtësisë. Rama mendon se do ta mbajë me dhunë pushtetit, ndërsa këtij palo-gjyqtari i them se askush nuk do të të shpëtojë nga shkelja e ligjit. Nuk do të lejojmë që reforma në drejtësi të jetë një pretekst që të lemë në duart e Ramës gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Basha.

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 17:47

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...