Përfundon takimi i Bashës me aleatët/ Shehi:  Zgjedhjet e 30 qershorit kanë rënë

E mërkurë, 15 May 2019 12:12

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, tha se zgjedhjet kanë rënë moralisht qysh tani. Në një prononcim për mediat pas takimit të zhvilluar në selinë e PD-së me kreun demokrat, Lulzim Basha, Shehi tha që nga sot ka ndodhur manipulimi i zgjedhjeve.

“Shikoni se çfarë po ndodh, janë vetëm 25 kandidatë që mund të kandidojnë përballë kandidatëve të Ramës dhe që nga ky moment zgjedhjet kanë rënë. Nuk ka kandidatë alternativë, ndaj nuk kanë moral të bëjnë zgjedhjet. Zgjedhje në këtë mënyrë nuk është e mundur të bëhen, nuk do të bëhen dhe nuk mund të administrohen”, theksoi Shehi.

Ish-deputeti deklaroi se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa opozita do të vazhdojë aksionin e saj opozitar.

 “Diksutuam me kreun e PD-së mbi aksionin opozitar, çfarë do të bëjmë. Protestat mund të bëhen çdo ditë, sikundër mund të ketë forma të tjera që do të vendosim si opozitë, por ajo që dua të them është që Edi Rama po merret vetë, që tani vetë me vjedhjet”, tha Shehi.

Deklaratat e kreut të LZHK-së u bë pas takimit që drejtues të partive opozitare zhvilluan me Bashën, i cili gjithashtu pritet të takojë kryetarët e bashkive, përfaqësues të PD-së, si dhe forumet drejtuese të partisë më të madhe opozitare, kryesinë dhe grupin parlamentar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...