Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Strazimiri-Lleshajt: Do përgjigjesh!

E mërkurë, 15 May 2019 12:13

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri është ndalur edhe sot te dhuna  e policisë ndaj sekretarit organizativ brenda PD, Sahit Dollapit gjatë protestës së 4 kombëtare të opozitës. Përmes një postimi në “Facebook”, Ish-deputeti paralajmëron ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj që do përgjigjet për dhunën së bashku me policinë. Ndër të tjera, Strazimiri shkruan se me dhunën e policisë ndaj Dollapit u kryen të paktën 4 vepra penale.

“Me dhunën policore kundër Sahit Dollapit, u kryen të pakten 4 vepra penale.

Sandër Lleshi dhe banda e tij do të pergjigjen për “ato pak sekonda”! “Llesh! Ti, Ai, dhe tallagjaret e tallagjarët ruralë që i paguani të lëshojnë jargë publikisht, duhet të dini se “në ato pak sekonda që nuk u menaxhuan siç duhet”, vetëm ndaj Sahit Dollapit keni konsumuar këto vepra penale “LIVE” (pa llogaritur qytetaret ne rruge a ne shtepira):

Neni 88 Plagosje e rende me dashje Denohet deri ne 15 vjet burg.

Neni 86 Tortura germa b,c,ç, Denohet deri 10 vjet burg,

Neni 237 Goditje per shkak te detyres Denohet me burg deri ne 3 vjet,

Neni 248 Shperdorimi detyres Denohet me burg deri 7 vjet. Llogaritjen se sa vite burg ju bie te lani, bejeni vete, por qe do e lani ajo s’diskutohet, dhe shume shpejt! Ti dhe Ai, ketu keni dhe “Perkrahje pas krimit”, publikisht, dhe ne bashkepunim, çka ju ben edhe ” Organizate e Strukturuar Kriminale, e armatosur dhe pergatitur, me nje plan te paramenduar”, dhe duke qene se jeni betuar mbi Kushtetute, do pergjigjeni edhe per “Konspiracion kunder Rendit Kushtetues”! Llesh, po te jap edhe keshillen qe i dhashe Saje Qorrit qe ne 3 muajt e pare kur be “Feçor” ne Ministri te Brendshme: Bashkepuno se do kesh lehtesira!!!!!!! (Saje Qorri nuk me degjoi… se si i vajti historia ti e di vete…)”-shkruan Strazimiri.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...