Sherri në Berlin/ Haradinaj refuzon Edi Ramën për mbledhjen e përbashkët

Hënë, 20 May 2019 13:59

Pas sherrit në Samitin e Berlinit, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj vijojnë t’i mbajnë mëri njëri-tjetrit. Sot në Pallatin e Kongreseve zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e siç bëhet e ditur, dy kryeministrat do mungojnë.

Do të jenë zv/kryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj ata të cilët do drejtojnë mbledhjen. Ky është takimi i dytë mes dy qeverive ku do të diskutohet lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në 26 nëntor 2018.

Ramush Haradinaj akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Hashim Thaçi se i kishin bërë presion më shumë se Vuçiç që të hiqte taksën ndaj mallrave serbe, gjatë diskutimeve në Samitin e Berlinit në prani edhe të Macron e Merkel.

Nga ana tjetër, Rama u përgjigj duke deklaruar se Haradinaj po gënjente. Por kreu i qeverisë së Kosovës nuk e la me kaq, kur deklaroi se kishte dëshmitarë që do konfirmonin versionin e tij.

Login to post comments