Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave, është fotografuar teksa konsumonte një kafe me kryeministrin Edi Rama.Zgjedhja e Skënder Gjinushit në postin e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave, është shoqëruar me një sërë debatësh, si nga akademikë ashtu edhe nga politika.Kryetari i opozitës është shprehur se nuk i njeh zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, ashtu edhe akadedmiku Artan Fuga, ndërsa në medie u publikua një listë me votuesit, në të cilën 17 prej tyre ishin mbi 75 vjeç, e kësisoj vota e tyre nuk është e ligjshme. Pas të gjitha këtyre kontestimeve, Gjinushi ka zgjedhur që ditën e parë të punës ta nisë me një kafe me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e një prej hoteleve më të shtrenjta në vend. Kryeministri Edi Rama shihet teksa dëgjon me vëmendje kryeakademikun e ri.
Ka reaguar ish-kryeministri Berisha: "24 ore pasi u zgjodh ne krye te akademise, qymyri komunist koke me koke me psiqikun e diktatures".