Kancelaritë e 28 vëndeve europiane, vecanërisht ato gjermanë, por jo vetëm, kanë mbi tavolinën e tyre “fakte e prova” të pakundërshtueshme për kapjen e shtetit nga qeveria Rama.
Duke ndjekur me shqetësim zhvillimet në Tiranë dhe vecanërisht rritjen deri në shpërthim të revoltës qytetare, por edhe të zemëruar në ekstrem nga sjellja tinzare e Ramës-Thacit-Vucic që mund të cojë në tronditjen e sigurisë e stabilitetit të rajonit e më gjërë, gjermanët duket të angazhuar për të “moderuar” daljen e vëndit nga qorrsokaku ku e ka futur Edi Rama dhe qeveria e tij.
Deputetët gjermanë të angazhuar me këtë detyrë kanë dhënë mesazhe të qarta, direkte dhe të forta, mesazhe shprese.
MESAZHI I: “…dëgjoni popullin që proteston masivisht…”. Kjo do të thotë në shqip "dëgjoni qytetarët e revoltuar që s’kanë mundur të emgrojnë se thërrasin prej disa muajsh “Rama Ik"…”
MESAZHI i II: “…zgjedhjet pa opozitën s’janë demokratike…”. Kjo do të thotë se “zgjedhjet pa opozitën e vërtetë që proteson në rrugë së bashku me qytetarët nuk do të cilësohen demokratike, jo vetëm nga gjermanët por nga asnjë nga vëdet e BE…”. Ose akoma më troc se “zgjedhjet pa opozitën e vërtetë nuk do të njihen nga perëndimi…, pavarësisht se Rama po tenton të krijojë perceptimin e kundërt përmes krijimit të opozitës fasadë…”
MESAZHI i III: “…filloni dialogun politik pa përjashtuar asnjë opsion/cështje për zgjidhjen e ngërcit…”. Kjo e shqipëruar do të thotë se tavolina politike me pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve politikë relevantë duhet të marrë në shqyrtim të gjithë cështjhet/proppozimet e palëve për të gjetur zgjedhjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të krizës, madje nuk duhet përjashtura nga kjo listë cështjet as largimi i Ramës nga posti i kryeministrit sepse kjo nuk është një cështje tabu…”.
Duket se Rama i ka marrë mesazhet gjermane, ndërkohë që me shumë gjasa atij këto tre mesazhe mund ti jenë përcjellë edhe më “konkrete” dhe më “direkte” e më të “forta”. Pritet reagimi i tij, ndërkohë që në varësi të reagimit të tij, do të publikohet qëndrimi ndërkombëtar, i cili menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, do të jetë final dhe motivues për qytetarët.
Prandaj, gjykoj, se për qytetarët shqiptarë, gjërat duken në rrugë të mbarë...
I mbetet opozitës, veprimet e së cilës po vëzhgohen me “lupë”, të jetë shumë e kujdesshme dhe në lartësinë e sjelljeve të standarteve europiane, e për më tepër të mos bëjë asnjë gabim…Pra prej saj pritet forcë e vëndosmëri, e ndërkohë maturi e durim dhe formatimi i alternativës qeverisëse që duhet të shpaloset në zgjedhje e ardhshme, të lira e të ndershme.
Nga këto mesazhe kutpohet se kërkohet që zgjidhja të jetë afatgjatë, për të mos lejuar që vëndi të zhytet në përiudhën pasuese në një krizë më thellë. Dhe për të shmangur këtë ospion duhet që zgjidhja të jetë konsensuale, e orientuar nga e ardhmja por edhe ndëshkuese për bartësit e së keqes. Sepse me mbylljen e këtij cikli duhet “modeli i se keqes” të marrë goditje të fortë në mënyrë që e “keqja” të mos shndërrohet më kurrë në “model suksesi” sic ndodhi me qeverisjen Rama…pa përjashtuar edhe raste konkrete të mëparshme.
Syri.net