Pak pas reagimeve në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme para Kryeministrisë, Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale nga Lezha, ku ndodhet nën shoqërinë e ish-ministres Arta Dade.
Meta ka lënë mënjanë kornizat që e rrethojnë gjatë punës në Presidencë, kur në një kontekst miqësor i është drejtuar zonjës Dade duke thënë : “Trëndafil që spikat mes trëndafilash”.
“Bashkë me Nikollën dhe me një Trëndafil që spikat mes trëndafilash, në Spiten, Lezhë.
Me Artën sot ndamë shumë kujtime dhe ide.”- shprehet Meta ndër të tjera në postim.