Presidenti i SHBA-së Donald Trump besohet se ka larguar këshilltarin e tij të sigurisë, John Bolton.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta The Washington Post.
Por kush është John Bolton?
Këshilltari i Sigurisë së Donald Trump ka qenë njeriu i kontaktuar nga lobistët e Edi Ramës dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me planin për ndarjen e Kosovës.
Këtij plani i është bashkëngjitur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Lobimi tek Bolton ka bërë që Rama, Thaçi dhe Vuçiç të pretendonin se kishin mbështetjen e Donald Trump dhe SHBA-së në planin e tyre të ndarjes së Kosovës.
Largimi i John Bolton nga pozicioni i këshilltarit të Trump, ka rrëzuar edhe pretendimet e mbështetjen e tyre.
Kujtojmë këtu se në vitin 1997-1998 John Bolton ka qenë një nga njerëzit që ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe më pas edhe çlirimin e saj nga forcat e SHBA dhe NATO-s.