“Mungesa e Ramës, shpëtoi autostradën Arbën Xhaferi nga përdhosja”

Premte, 31 May 2019 17:19

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vijon të sulmojë kryeministrin e vendit Edi Rama, por kësaj here jo për situatën politike në vend.

Teksa komenton inaugurimin e autostradës mes Kosovës dhe Maqedonisë, Berisha shkruan se mungesa e kryeministrit, Edi Rama në inaugurimin e saj ishte një gëzimi i vërtetë për shqiptarët e Kosovës dhe për fat të mirë, shton ai, kjo mungesë shpëtoi përdhosjen e një vepre kaq të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Ish-lideri historik i PD-së pohon se në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” ishin të pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut.

Postimi i Berishës:
Nje mungese qe shpetoi perdhosjen e nje inaugurimi te rendesishem! Te dashur miq, inaugurimi i Autostrades Prishtine – Shkup ishte nje ngjarje tejet e rendesishme per Kosoven, infrastrukturen rrugore, zhvillimin e saj si dhe rendesine dhe bashkepunimin e saj rajonal.

Nga dje Kosova nuk eshte me ajo qe ishte. Sot, vendi qe dy dekada me pare u shkaterrua barbarisht nga hordhite e Millosheviçit, ne pak me shume se nje dekade pavaresi, ka rrjetin rrugor me modern ne rajon. Po keshtu inaugurimi i autostrades Prishtine – Shkup eshte nje ngjarje e shenuar per te gjithe rajonin pasi ajo ndryshon mbare rajonin tone. Ajo eshte tani edhe arterje e rendesishme bashkepunimi, tregtise, turizmit, mirekuptimit rajonal.

Pikerisht se ishte e tille aty merrnin pjese kryeministrat e fqinjeve te Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Por ne kete ngjarje te rendesishme gezimi te vertet per qytetaret e Kosoves dhe rajonit nxinte me mungesen e tij Edvin Kristaq Urrejtesi apo Edvin Kristaq Deshtimi. Zemerzi dhe shpirt katran ai nuk mund te shkonte te uronte qytetaret e Kosoves, vellezerit tane per arritjen e tyre te madhe dhe kjo per disa arsye.

Ai nxinte dje me mungesen e tij ne gezimin e Kosoves dhe rajonit jo sepse partneret i kane kerkuar te mos fusi hundet ne punet e Kosoves, jo dhe jo. Perkundrazi, pjesemarrja ne ngjarje te tilla vleresohet lart nga mikpritesit dhe partneret tane.

Por Zografi Bis nuk shkoi dje ne ceremonine e inaugurimit sepse kete ia kerkoi miku i tij Vuçiç. Kryeministrja e ketij te fundit, ne nje akt racizmi primitiv antishqiptar do ti quante shqiptaret e Kosoves si njerez te dale nga mali duke kuptuar me kete shpellat qe Edvini perdor per banoret e veriut te Shqiperise.

Edvin Kristaq Hajni nxinte dje me mungesen e tij ne ceremonine e inaugurimit dhe ai nuk mund te shkonte aty. Kjo sepse autostarada Shkup – Prishtine me gjatesi 65,5 km me uren me te gjate ne rajon, dy tunele dhe disa ura te tjera u ndertua me nje kosto 10 milione euro kurse Edvin Hajni nderton ne Shqiperi ne mes te fushes zgjerime rrugesh me 24 milione euro apo nderton madje edhe 30 milione euro per km sic eshte rasti i 7 km te segmentit Ibe-Farke te aurostrades Tirane -Elbasan.

Edvin Kristaq Deshtimi nxinte dje me mungesen e tij dhe narkoqeveritareve te tij ne ceremonine rajonale te inaugurimit te Autostrades Prishtine – Shkup sepse kjo autostrade 65,5 km e gjate u ndertua ne 4 vjet e kater muaj nderkohe qe ai vete per shkak te vjedhjeve klamoroze ne 6 vite ne pushtet nuk ka ndertuar dot asnje km rruge. Ai ne 6 vite nuk perfundoj dot 7 km te segmentit Ibe – Farke te autostrades Tirane -Elbasan pavaresisht se jane shpenzuar deri tani ( natyrisht duke vjedhur) 30 milione euro per km.

Duke uruar dhe nje here qytetaret e Kosoves per arritjen e tyre te madhe me duhet te them se mungesa e detyruar e Zografit Bis ne ate ngjarje shpetoi ceremonine e bukur nga nje perdhosje e pamerituar. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...