Holanda do rivendosjen e vizave për Shqipërinë, zëdhënsja e KE: Do të analizojmë me kujdes të dhënat

Hënë, 03 June 2019 22:27

Komisioni Europian konfirmoi marrjen në dorëzim të kërkesës së Holandës për aktivizimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, zëdhënësja Natasha Bertaud, saktësoi se një vendim i tillë nuk është i lehtë për t’u marrë dhe për këtë rast duhet të shqyrtohen me kujdes të dhënat në dispozicion.

“Komisioni do të verifikojë me kujdes përmbajtjen e lajmërimit të Holandës në varësi edhe të të dhënave që disponon për rrethanat në fjalë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Vendimi për pezullimin e vizave nuk mund të merret me shpejtësi. Ne do të kryejmë një proces të plotë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e Komisionit.

Zëdhënësja shtoi se kjo procedurë mund të zgjasë mbi një muaj. Kërkesa e Holandës për pezullimin e vizave vjen pak para se Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Progresraporti i fundit i Komisionit theksonte se Shqipëria i përmbush kushtet për liberalizimin e vizave.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...