Plasari: Opozita ka ndërmarre një hap të rendësishëm në mbrojtje të demokracisë

Hënë, 03 June 2019 22:40

Studiuesi Aurel Plasari i ftuar në “A Shou” në News 24, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama sipas të cilit sfidën e kishte me historinë.

Plasari thotë se në histori hynë të gjitha etnitetet njerëzore, por me rëndësi është se si futesh në histori, që siç tha ai, mund të hysh edhe si njeri që i urinojnë tek varri.

“Rama ka hyrë në histori, por jo si ngjarje historike. Për t’u futur është futur në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangster. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histori”, tha ai.

 

I pyetur nëse Rama do të shkojë në votimet e 30 qershorit i vetëm, Plasari theksoi se edhe me këtë do të hyjë në histori që njeriu që i bën zgjedhjet pa opozitën.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure. Futet në histori që ja bëra zgjedhje pa opozitën. Hyra në histori që unë i bëra këto. Kjo e thellon procesin e konfliktit se deri ku mund të shkojë ky thellim, rëndësi ka që kjo çështje do mbarojë. Ajo e katër vjetëve unë mendoj se duhet të ndryshojë me korrigjimin e legjislacionin e zgjedhjeve duke kërkuar që çdo që premtohet, të jetë një kontratë dhe të nënshkruhet diku, tek Presidenti i Republikës”, u shpreh ai.

I pyetur për djegien e mandateve nga opozita, Plasari tha se është një veprim demokratike në një “republikë të çuditshme” pa Gjykatë Kushtetuese.

“Unë e gjykoj që opozita ka marrë një veprim të rëndësishëm që merret vetëm në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një Parlament që sipas opozitës kishte degraduar. Funksiononte pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa Kushtetutë. Në një republikë shumë të çuditshme. Në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri që nuk i kupton parimet demokratike. Dikush duhet t’i ketë thënë kur lypte vota se ministri është shërbëtor. Në këto rrethana, opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike”, tha Plasari

Modifikuar më Hënë, 03 June 2019 22:53

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...