Plasari me ide gjeniale: Jo 4 vjet mandat, kontratë me premtimet që bëhen në fushatë

Hënë, 03 June 2019 22:54

Studiuesi i njohur, profesor Aurel Plasari ka hedhur një ide të re, gjeniale për politikën. Duke iu referuar situatës aktuale, ai tha në “A show” në News24 se mandati i maxhorancës që fiton zgjedhjet nuk duhet të jetë për 4 vjet, por të nënshkruhet një kontratë tek Presidentit se nëse nuk mban premtimet e bëra në fushatë duhet të ikë.

A do ketë zgjedhje më 30 qershor? Për profesor Plasarin, ka shumë gjasa që të bëhen, pasi sipas tij kryeministri Rama do të hyjë në histori.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure sepse aventurat për të bërë diçka që nuk është bërë të japin një lloj kënaqësie. Të futem në histori se bëra një palë zgjedhje pa opozitën… Ka shumë gjasë që edhe të bëhen. Kjo e thellon procesin e konfliktit social e politik. Se deri kur mund të shkojë ky konflikt, rëndësi ka që kjo ngjarje do zgjidhet. Unë mendoj se ajo e 4 vjetëve duhet të ndryshojë, me korrigjimin e legjislacionit të zgjedhjeve duke kërkuar që gjithçka që premtohet në propagandën elektorale të jetë kontratë dhe të nënshkruhet diku. Të nënshkruhet aty ku merren portofolet tek Presidenti. Çdo gjë që e justifikojnë me propagandë elektorale por që janë premtime për të cilat elektorati iu jep votën duhet të jetë e sanksionuar në një kontratë. Të jetë një kontratë e nënshkruar. E kam kërkuar votën 1-2-3-4-5 premtime, afatet për to, marzhin e afateve por që kanë një kriter deri ku shkon. Zotëri ti ke shkelur këtë kontratë, ja ku janë argumentet e nuk presim 4 vjet. Ku ka më supermetodë që të premtosh e të mos i bësh. Kjo është akademike, ky lloj abuzimi me marrjen e votave. Të marrësh votat me diçka që nuk e bën. Nuk ka vjedhje më të sofistikuar dhe më të hapur se kjo. Le t’i hapin gazetarët, ka thënë që do t’i bëjë rrugët me pagesë, jo nuk ka thënë”, tha Plasari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...