VIDEO/ Bild i përgjigjet Ramës: Na akuzove si të blerë? Ja provat e shtetit tënd mafioz

E mërkurë, 05 June 2019 12:02

Pritej, por nuk mendohej se përgjigja e gazetës më të madhe evropiane, gazetës gjermane ‘Bild’, do ishte e tillë, ‘një bombë e vërtetë’.

Gazetari kryesor i politikës në këtë të përditshme, Peter Tiede, ka publikuar gjashtë përgjime që provojnë se zyrtarët e PS i nënshtrohen ‘drejtuesit të një klani mafioz’ në këmbim të marrjes së votave.

 ‘Paratë e drogës po qeverisin vendin. Kur ‘Bild’ raportoi para pak kohësh për një transkriptim të përgjuar, në të cilin kryeministri Edi Rama e pyet një zyrtar vendor të zgjedhjeve, nëse gjërat kanë shkuar ashtu siç ishte rregulluar, qeveria u zemërua: ‘Bild’ është një gazetë e blerë, pretendimet (që në fakt bazohen në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe të Evropës Perëndimore) janë krejtësisht të pabaza. Edhe hetuesit shqiptarë e konfirmojnë vërtetësinë e telefonatave’, shkruan gazetari.

‘Por tani Bild ju sjell përgjimet telefonike, duke treguar se si përpara zgjedhjeve të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës blen votat për Partinë Socialiste të Ramës. Ai siguron që një politikan i caktuar të futet në parlament. Ne po u tregojmë 6-të përgjime konkrete’.

‘Rasti konkret është vetëm një nga dhjetëra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë akoma nën qilim. Hetuesit që punojnë për këto raste ose janë heshtur, ose kanë ikur jashtë vendit’, shkruan gazetari Peter Tiede.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...