Presidenti Meta, takim me ambientalistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit

E mërkurë, 05 June 2019 12:05

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim përfaqësues të organizatave në mbrojtje të mjedisit, aktivistë të shoqërisë civile të drejtuar nga ambientalisti Sazan Guri dhe disa nxënës të shkollave të Tiranës me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.

Pasi i falënderoi për vizitën, Presidenti Meta u shpreh se kemi një vend të bekuar me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por që për fatin e keq po shfrytëzohen e shkatërrohen në dëm të shëndetit dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Shqipëria është e bekuar me pasuri e bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe me një biodiversitet të larmishëm, që fatkeqësisht po shfrytëzohen dhe shkatërrohen egërsisht në dëm të shëndetit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.

Triumfi i betonit mbi hapësirat e gjelbërta, keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, masakrat në pyje e lumenj dhe ndotja e frikshme e ajrit, janë kambana alarmi që duhet të na zgjojnë të gjithëve. Asnjë justifikim nuk mund ta fshehë këtë realitet të dhimbshëm, që po e vuajmë të gjithë”, - tha Presidenti i Republikës, duke bërë njëkohësisht edhe një apel për të gjithë në Ditën Botërore të Mjedisit.

“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, apeli im është i qartë: Duhet t’i themi STOP shkatërrimit të mjedisit! Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për të mbrojtur këtë dhuratë që na ka falur Zoti, pa të cilën vetë ekzistenca jonë dhe e gjeneratave të ardhshme është e pamundur”, - theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.

edfca98b-4166-4350-82e1-7606250f668b.jpg

f44c9614-f24d-40a3-80f3-077bfb1f2c37.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 05 June 2019 12:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...