Petrit Vasili: U vërtetua plotësisht se kriminelët dhe Edi Rama kanë blerë votat

E mërkurë, 05 June 2019 12:24

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së ka deklaruar se përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze “Bild” tregojnë qartazi se banda e kriminalëve dhe kryeministri Edi Rama kanë blerë votat. Vasili thekson se pas skandalit të përgjimeve, qeveria duhet të ikë për 24 orë, pasi shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga kriminelë.

Deklarata për media e Nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë! Sot Shqipëria ndodhet në një nga momentet e saj më të vështira dhe në udhëkryqet e saj më të rrezikshme. Përfundimisht nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë, të bëra publike nga media më e madhe evropiane “Bild”, del qartë, hapur dhe pastër se si kriminelët kanë vjedhur votat, se si kjo qeveri është ndërtuar mbi votat e vjedhura nga kriminelët, se si kriminelët telekomandojnë pushtetin, se si kriminelët imponojnë pushtetin, se si kriminelët qeverisin këtë vend nëpërmjet të dërguarve të tyre që nga zyra e kryeministrit Edi Rama dhe deri tek ministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët gjithëfarësh. Sot shqiptarët panë qartë që ata që punojnë dhe nuk votojnë Rilindjen e Edi Ramës largohen nga puna dhe mbeten pa bukën e gojës. Shqiptarët panë se si pushteti dhe kriminelët puthen dhe dashurohen me njëri-tjetrin, pasi janë produkte reciproke të njëri-tjetrit. Përfundimisht çdo shqiptar e ka të qartë, që kur troket në dyert e shtetit të Rilindjes, zëre se ka trokitur në dyert e kriminelëve. Dhe është në mëshirën e tyre për të zgjidhur hallin që ka. Përfundimisht kemi një shtet, i cili ka vdekur, ka rënë, është shembur përdhe, pasi Rilindja ja ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga ky pushtet.

Të nderuar qytetarë!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij që nga ky çast nuk mund të qëndrojnë më as 24 orë në zyrat e tyre. Qëndrimi i mëtejshëm, qoftë edhe një orë në zyrat e tyre është thjesht dhe vetëm krim shtetëror, është puç shtetëror, është grabitje shtetërore e pushtetit në mënyrën më të paligjshme dhe më antikushtetuese. Është shumë e qartë që në rast se këta nuk largohen urgjentisht nga zyrat e tyre, është krejtësisht legjitime që populli shqiptar i cili ka votuar dhe voton pushtetin që del nga vota e tij, nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriset nga kriminelët, të cilët, është tashmë shumë e qartë që janë ata që qeverisin në këtë vend.

Ndaj populli ka të drejtën e tij legjitime të mbajë të gjithë qëndrimet që ai shikon të arsyeshme, me të gjitha instrumentet dhe mjetet që ai shikon të arsyeshme për të bërë as më shumë e as më pak, pra për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Çdo sekondë e mëtejshme e tyre është krim, është atentat, është puç ndaj qytetarëve të ndershëm. Betejën e kanë fituar qytetarët e ndershëm. Betejën e fitoi e vërteta, megjithëse kjo e vërtetë erdhi nga jashtë Shqipërisë. Do ishte mirë që të vinte nga media shqiptare. Është një e vërtetë e cila duhet të buçasë fort në veshin e të gjithë atyre që flasin shqip, por edhe të atyre që flasin anglisht, për të parë sesi është shembur përdhe institucioni i zgjedhjeve dhe i votës së lirë në Shqipëri, dhe ka rilindur falë kësaj shembje në dhe të pushtetit të lirë, ka rilindur pushteti më i zi dhe më i shëmtuar se kurrë.

Prandaj, ora ë së vërtetës ka trokitur. Këta qeveritarë dhe ky kryeministër duhet të braktisin zyrat e tyre një orë e më parë, pasi ora e hakmarrjes popullore ka ardhur. Faleminderit të gjithëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...