Silva Caka: Bild-i i tregon ujkun, ndërsa Ulsiu kërkon gjurmët!

E mërkurë, 05 June 2019 15:48

Po t’i ndërlidhësh edhe këto përgjime të publikuara sot në Gjermani, me ato të botuara më parë në Shqipëri, ku flitej për blerje direkt të votave të durrsakëve dhe ku në fund Vangjush Dako i falenderonte Avdylajt për misionin e përmbushur, nuk ka më asnjë dyshim, se në zgjedhjet e 2017 në Durrës, as nuk ka garuar, as nuk ka fituar PS-ja, por një bandë e strukturuar trafikantësh droge, që ka kapur krejt shtetin, sipas shprehjes së preferuar të Edi Ramës: “Vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat”.

Pra pasi ke dëgjuar përgjimet tronditëse të “Bilid”, problemi nuk është më të debatosh ashtu sikurse na fton kryeministri për të kuptuar nëse ajo është thjeshtë një sallatë fjalësh apo një vepër kriminale që duhet hetuar.

Ky fakt tashmë ekziston dhe s’ka mendje, sado e marrë qoftë, të mos besojë se në Durrës ka ndodhur batërdia.

Pyetja që shtrohet tani është: A ka ndodhur vetëm në qytetin bregdetar, apo është përhapur në të gjithë Shqipërinë i njëjti fenomen që shkatërroi zgjedhjet e 2017?

Ashtu sikurse bënë pas publikimit të artikullit të parë të “Bild”, kur nga selia rozë Blerina Gjylameti e quajti të blerë nga opozita dhe Rama një sallatë fjalësh, socialistët do të përpiqen të sajojnë alibi të reja.

Por ata do e kenë shumë të vështirë të bindin ndokënd se fenomeni ndodhi vetëm në feudin e Gjushit, se aty qenkësh zhvilluar një projekt pilot për të parë efikasitetin e bashkëpunimit të krimit me politikën në zgjedhje.

Ajo që dëgjuam me veshët tanë na bën të besojmë se të njëjtën skemë, me të cilën u kapën në përgjime, socialistët e kanë vënë në punë në të gjithë vendin. Prandaj ata e morën për vete të gjithë tepsinë dhe prandaj Bild i quan një shtet gangsterësh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...