Përgjimet/ Doda- Ramës: Asgjë nuk të shpëton dot më. Bëj kursin e rrobaqepsisë, se në burg do kesh kohë boll

E mërkurë, 05 June 2019 15:58

Sekretarja e Përgjithshme e PIDU-së, Mesila Doda ka reaguar vetëm pak pas publikimit të përgjimeve nga gazeta prestigjioze gjrmane Bild.

Në një postim në Facebook, Doda shprehet se përgjimet nxorrën në dritë atë çfarë opozita po thotë me kohë, që Edi Rama ka përdorur bandat kriminale për të ardhur në pushtet.

“Asgjë nuk të shpëton më dot, as ambasadorët që i ke miq e as ata të tjerët që mundohesh ti perfshish në bordero. Ke vetëm një rrugë, shko bëj kursin për rrobaqepsinë se ne burg do kesh kohe boll”, shkruan Doda.

Postimi i plotë:

Pergjimet qe sot botoi gazeta Bild nxoren ne driten e diellit ate qe opozita ka kohe qe e thote. Rama ka fituar duke perdorur bandat kriminale te cilat kane vene nen kembe te gjithe shtetin e diktojne edhe listat e deputeteve socialiste. Pas kesaj nuk di ku do gjejne kurajon ata nderkombetare qe deri dje flisnin per parlament legjitimit e zgjedhje legjitime. Sot ka rene çdo maske e çdo leter a mbrojtje e kryeministrit do te konsiderohet mbrojtje me dhune e krimit.
Sot Shqiperia ka nevoje per normalitet. Hapi rruge zgjedhjeve te reja e ik nga ai vend se e bere per turp karrigen kryeministrore si askush tjeter perpara teje. Do kujtohesh ne histori se si shkaterrove kete vend, e vodhe dhe e kriminalizove sa munde. Asgje nuk te shpeton me dot, as ambasadoret qe i ke miq e as ata te tjeret qe mundohesh ti perfshish ne bordero. Ke vetem nje rruge, shko bej kursin per rrobaqepsine se ne burg do kesh kohe boll, po asgje nuk do mundet te çbeje demet qe ti i bere ketij vendi…
I hoqe voten e lire, e vodhe sa munde, i riktheve nen thundren e krimineleve… ti e zbraze nga njerzit e shpresat. Fundi jot do jete me i veshtire nese ende vazhdon te luash edhe viktimen edhe diktatorin…
Ke shume pak kohe ende te mos mbetesh ne historine e ketij vendi si Neroni per Romen

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...