Përgjimet e ‘Bild’, PD: Me publikimin e tyre, perëndimi ka bërë publike notën ndaj qeverisë

E mërkurë, 05 June 2019 20:29

Partia Demokratike ka reaguar përmes kryetarit të saj në degën e Durrësit, Ferdinand Xhaferjat lidhur me skandalin e përgjimeve të publikuar paraditën e sotme nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Xhaferaj shprehet në një deklaratë për mediat se pavarësisht se përgjimet mund të jenë të reja, blerja e votive nga Vangjush Dako është aq e vjetër sa vetë karriera e tij politike.

Sipas Xhaferajt, krimi I organizuar cakton zyrtarë shteti, deputetë dhe kryebashkiakë të rilindjes.

“Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes së Ramës, kur në Europë edhe per problem te mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje”, deklaroi zyrtari i PD-së.

Duke i konsideruar publikimet e përgjimeve si një akt të perëndimit, Xhaferaj argumenton se me të ka vendosur jo vetem t’i vendosë notën qeverisë, por edhe që notën ta bëjë publike. “Për perëndimin kjo është një qeveri bandite”, deklaroi ai.

Deklaratë e plotë:

Sot u publikua skandali i radhes i qeverise Rama. Tabloidi prestigjoz Bild vazhdoi me publikimin e fakteve te kapjes se shtetit nga krimi i organizuar.

Përgjimet mund të jenë të reja, por historia e blerjes së votave të Dakos në Durrës është aq e vjetër sa edhe vete kariera e Dakos ne politike.

Duket se fenomeni është zhvilluar gradualisht nga nje problematike e perdorimit te krimit per te blere vota drejt marrjes se funksioneve politike nga ana e krimit te organizuar. Pra, krimi organizuar cakton zyrtare te shtetit, cakton deputete dhe kryebashkiak te rilindjes.

Përgjimet më të fundit tregojnë se nuk jemi në situatën e përdorimit të krimit nga Dako për punë votash, por tashmë krimi është brenda shtetit, ka kapur shtetin dhe po perdor shtetin. Kjo histori skandalesh pa fund mbart kryeskandalin e mosdorëheqjes së Ramës, kur në Europë edhe per problem te mospërmbushjes se premtimeve kreret e qeverive japin doreheqje.

Keto ngjarje tregojne shume qarte se si eshte rrenuar demokracia, se si shteti ka marre fytyren e krimit. Nuk mund te konceptohet qe kjo situate e rrenimit te demokracise dhe shtetit mund te kalohet me disa moskandidime.

Duke vendosur t’i beje publike pergjimet, perendimi ka vendosur jo vetem t’i vendose noten kesaj qeveria, por edhe qe noten ta beje publike. Per perendimin kjo eshte nje qeveri bandite.

Në këto kushte po kuptohet nga të gjithë se e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë shoqërisë është reagimi agresiv dhe ky reagim po ndjehet nga ora ne ore nga dita në ditë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...