Kërcënimet e prokurorisë/ Reagon Manjani: As në gjendje të jashtëzakonshme nuk doli një urdhër i tillë

E mërkurë, 05 June 2019 20:42

Prokurorët e Krimeve të Rënda Dritan Prençi dhe Vladimir Mara në krye të hetimeve të dosjes "339" urdhërojnë ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal nr 339 nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv.

Urdhri vjen pas publikimeve të audiopërgjimeve nga gazeta gjermane "Bild". Dyshimet e dy prokurëve janë se përgjimet kanë dalë nga kopjimi ose regjistrimi i bisedave që gjendjen në CD-të bashkëlidhur akteve të këtij procedimi penal.

Lidhur me këtë vendim të prokurorisë, ka reagur edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani ngre pyetjen: “Cilat janë materialet e dosjes hetimore 339 që nuk duhet publikuar?!”.kjo është mënyra abuzive e zbatimit të ligjit.

“Një gjë nuk e kuptoj, cilat janë materialet e dosjes hetimore 399 që nuk duhet publikuar?!

Dmth gazetarët si presupozohet që ta dinë nëse një përgjim është i dosjes 399 apo jo?! A është konfidenciale dosja hetimore?!

Dmth arrij të kuptoj që urdhëri i ndalimit të publikimit mund të zbatohet ndaj prokurorëve, policëve gjyqsor, avokatëve dhe personave nën hetim të kësaj dosje, por ndaj gazetarëve si do zbatohet?!

Natyrisht e vetmja mënyrë është mënyra abuzive e zbatimit, sepse llogjikë nuk ka. Gazetarët nuk kanë si ta dinë se një material është në dosje hetimore ose jo. Atyre u intereson vetëm lajmi.

Le pastaj ndalimin e gazetarit të BILD, se është komplet qesharake... As në gjendjen e jashtëzakonshme ku gjeneral ishte Gazidede nuk doli një urdhër i tillë të ndalohen gazetat e huaja...”, shkruan Manjani në reagimin e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...