BILD e ‘zhgarraviti’ si kryemafioz Ramën

E mërkurë, 05 June 2019 21:00

Nga Kastriot Islami -

Më së fundmi ish bashkebollisti dhe ish piktori po shfaqet në sytë e europianëve, vecanërisht gjermanëve ashtu sic është në realitet… Bild ja “grisi” më së fundmi maskën… Shqiptarët nuk janë aspak të habitur për gjithcka shkruan BILD….sepse e kishin parë “lakuriq”… Madje, shqiptarët ishin deri më sot të cuditur sesi kjo lloj zhgarravine paraqitej në sytë e ndërkombëtarëve..

BILD duhet falenderuar dhe përshëndetur që më së fundmi i bëri me dije të gjithë europianëvë, e vecanërisht gjermanëve se cfarë përfaqson në të vërtetë “zhgarravina” Edi Rama… BILD e nxorri lakuriq në sytë e të gjithëve politikanin shqiptar më mediokër e më injorant por edhe më hajdut e gënjështar të 100 viteve të fundit që deklaronte me pompozitet se do të mbetej në histori si “kryeministri më i mirë i të gjithë kohrave…”, realisht tani ai do të mbahet mënd në histori si: Një “vrasës” i demokracisë dhe pluralizimit…

Një megahajdut i pasurisë publike… Një hajdut me cizme i pronës publike… Një “vrasës” i meritës dhe njerzve të aftë, me vlera dhe eksepriencë… Individi që urren profesorët, akademikët dhe profesionistët… Miku më i madh dhe shoku i ngushtë i kriminelëve dhe trafikantëve të drogave… Adhurues i drogave të forta që ka refuzuar të kryejë testin e drogës…

Ideatori, orkestruesi dhe përfituesi i futjes në parlament të individëve më rekorde te tmerrshme kriminale, thjesht për të marrë dhe mbajtur pushtetin… Mashtrues, gjënjeshtar…dhunues i të varfërve dhe të pambrojturve… Bashkëaksioner i oligarkëve dhe manjatëve të medias…manipulator gebelsian i medias… I akuzuar nga OSBE, i sapo ulur në karriken e kryeministrit, si zotërues i një pasurie prej 200 milion euro të fshehura në një llogari off shore në emër të të vëllait… Një person i paaftë për të qeverisur dhe menaxhuar por i aftë për të kërcënuar dhe deri eleminuar por edhe për të blerë e kompromentuar cilindo kundërshtar politik e mediatik…

Një individ i pafe, pa parime dhe pa ideologji, ideatori dhe autori i “aleancës së qelbësirave” me të vetmin synim marrjen dhe mbajtjen me cdo mjet e mënyrë të pushtetit personal… Politikani që konsumon shumat më të mëdha të parave të pista për lobistë të cilëve ju kërkon të punojnë vetëm për pushtetin e tij personal…por që nuk kursen asgjë për të blerë e komprometuar zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë për të sheqeresur raportet për Shqipërinë dhe shmangur kritikat për qeverinë e tij… I vetmi politikan në Ballkan dhe Europë që blen votat me paratë e korrupsionit dhe kërcënon votuesit në bashkëpunim me kriminelët dhe trafikantët…

Përmbledhtas mund të thuhet se BILD me shkrimet e tij e ka “pikturuar/zhgarravitur” Ramën ashti sic është në të vërtetë…: Kryetarin e mafias shqiptare, pra kryemafioz. Me të cilën ka marrë, mban dhe ndan pushtetin duke zaptuar i vetëm të gjithë pushtetin, timonin dhe tepsinë… Me të cilën ka vjedhur dhe vjedh pasurinë kombëtare, pronat publike e private… Me të cilën ka varfëruar shqiptarët, i ka nënshtruar ato dhe i ka detyruar të emigrojnë… Me të cilën ka mashtruar e kërcënuar shqiptarët duke ju blerë votat dhe me paratë e së cilës është përpjekur të mashtrojë e komprometojë edhe ndërkombëtarët…

Tani ka mbaruar koha për të thirrur Rama IK,…. Tani është koha që shqiptarët ta shporrin si kryemafioz, si kriminel, si hajdut, si “vrarës” të vlerave, meritës, të lirisë e të pluralizmit…si vrarës të shpresës dhe të ardhmes…si turpin e Shqipërisë dhe tradhëtar të interesave publike e kombëtare…Dhe si të tillë ta ndëshkojnë së bashku me mafian që drejton vendin dhe të tillë ta vendosin në arshivat e historisë…/ Syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...