Zaev ‘leksion’ Ramës: Nëse nuk hapen negociatat, bie qeveria

E mërkurë, 05 June 2019 21:08

Ndryshe nga kryeministri shqiptar Edi Rama që feston hapjen e negociatave edhe kur një gjë e tillë nuk ndodh, homologu i tij në Shkup, Zoran Zaev përsërit qëndrimin e tij: nëse Maqedonia e Veriut nuk merr një datë për hapjen e negociatave me BE-në, ekziston rreziku të bie Qeveria. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyrja eventuale e vendimit për çeljen e negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo pasi u premtuam deputetëve se do të marrim një përgjigje pozitive”, është shprehur ndër të tjera Zaev.

“Disa vende anëtare të BE-së refuzojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan gazeta austriane “Die Presse” e cila më tej vazhdon se në krye të këtyre shteteve qëndrojnë Franca dhe Holanda.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...