Ironia e gazetarit për përgjimet: Uroj që prokuroria të mos e heqë të mërkurën nga kalendari

E mërkurë, 05 June 2019 21:23

Prokuroria është vënë në veprim për të gjetur përgjegjësit e nxjerrjes së sekretit hetimor lidhur me dosjen 339 pas publikimit të audiopërgjimeve nga gazeta gjermane "Bild".

Gazetari, Basir Çollaku, për RTV Ora ironizon organin e akuzës duke u uruar që prokuroria të mos nxjerrë ndonjë vendim që të heqë të mërkurën nga kalendari dhe ta lërë javën me 6 ditë.

Beti Njuma: A ka të drejtë media ta publikojë nëse i bie në dorë një material i këtyre dosjeve?

Basir Çollaku: Uroj që prokuroria të mos nxjerrë një vendim që dita e mërkurë të hiqet nga kalendari dhe ta bëjë javën me 6 ditë për arsye të këtij publikimi.Çdo gazetar në planet nëse i bie në dorë një dokument zyrtar që është në dobi të qytetarit, të publikut le ta botojë dhe sekreti të vejë në djall. Gazetari gjerman është për tu përgëzuar dhe falenderuar por ka nxjerrë dhe disa probleme serioze në Tiranë. Le të themi se nuk kemi parë gjë akoma. E kam takuar Peterin, ka aksesuar shumë informacion. Unë them që ende nuk ka përfunduar investigimi gjerman në Shqipëri. Është premtuar një shkrim i tretë dhe gjermanët gjithmonë e mbajnë fjalën. Këto dosje që gjenden aty ka njerëz që nuk kanë vepruar, nuk kanë bërë detyrën dhe mosveprimi është vepër penale. Kemi një parlament që është prodhuar nga kjo pjesë e dosjes dhe urdhrat i japin ata.

Modifikuar më E mërkurë, 05 June 2019 21:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...