Dhjetëra banorë të Adriatikut në njësinë administrative Fushë-Kuqe në Laç, kanë protestuar gjatë ditës së sotme, për mungesën e ujit dhe rrugëve në zonën ku ata jetojnë,.
Sipas banorëve firma që ka zbatuar projektin e shtrimit të tubacionit për llogari të Ujësjellësit Durrës, pas përfundimit të punimeve ka dëmtuar rëndë rrugën dhe kanalizimet.
Banorët gjithashtu kanë qenë të prerë se në 30 Qershor nuk do të marrin pjesë në votime dhe nuk do të lejojnë askënd që të votojë, në rast se qeveria nuk merr masa të menjëhershme për rregullimin e rrugës dhe furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm për të gjitha banesat e zonës.