Partia Demokratike ka publikuar sot një spot për protestën që do të mbahet nesër para Kryeministrisë. Me moton ‘Shqipëria si Europa’, PD fton qytetarët t’i bashkohen aksionit opozitar. Protesta e nesërme e opozitës vjen në një moment kritik, pas publikimit të përgjimeve nga gazeta “Bild”, ku kryebashkiaku i Durrësit dëgjohet duke bërë pazare për shitblerje votash.