Berisha: Gjekmarkaj ia theu turinjtë Kallam dështakut në debatin televiziv!

Saturday, 08 June 2019 09:20

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një ftesë, mbështetësve të tij në Fb, të shohin se ç'përgjigje të fortë i dha një intelektual si Agron Gjekmarkaj, kryeministrit të vendit, në një përballje televizive, jehona e së cilës ende ka mbetur.

"Lexoni si ia theu turinjte intelektuali Agron Gjekmarkaj, Kallam dështakut, Edvin Kristaq Avdyli, në debatin televiziv! - shkruan Berisha. - Edvin Kristaq Avdyli dhe analisti Agron Gjekmarkaj u përplasen gjatë emisionit “Real Story”, te gazetarit, Sokol Balla për çështjen e përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”.

Gjatë replikave në studio, Agron Gjekmarkaj ka thënë se pas përgjimeve, Edi Rama është një kryeministër në hall, ndërkohë që kreu i qeverisë e ka quajtur, analistin si shërbëtor të revolucionit të Lulzim Bashës.

Replikat e forta mes Ramës dhe Gjekmarkajn kanë vijuar gjatë gjithë emisionit, ku Rama ka thënë se analistit duhet t'i vinte turp për qëndrimet e tij<: përfundon Berisha dhe publikon të plotë debatin në vijim.


Replikat mes analistit, Agron Gjekmarkaj dhe Kryeministrit Edi Rama

Agron Gjekmarkaj: Ju përdorët ternin gjëra të ndyra, por neveria më e madhe në këtë rast duhet shprehur për cilësinë e atyre personazheve që i bëjnë këto biseda. Duke përfshirë dhe Vangjush Dakon të parin.

Edi Rama: Pse çfarë ka thënë Vangjush Dako prsh? Ma thuaj çfarë ka thënë?

Agron Gjekmarkaj: Do jua them unë. Unë mendoj që duhet të mbani qëndrim për këto njëherë. Të mbani qëndrim që krimi i organizuar ju cakton deputetët. Ju menaxhon kryetarët e bashkive, ju bën fushatë elektorale, ndëshkon votuesit e opozitës dhe kërkon lista për to. Ofron kafe, dhe dihet cila është kafja për to ose të ikin nga puna. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ketë ndodhur. Unë e kuptoj që ju jeni një kryeministër në hall.

Edi Rama: Ti mua me merr të keqen se unë s’kam asnjë hall.

Agron Gjekmarkaj: Kur kryeministri i vendit tim është në hall, i gjithë vendi është në hall. Të gjithë jemi keq.

Edi Rama: Unë e di që ti punon për revolucionin… Vazhdo puno për revolucionin

Agron Gjekmarkaj: Unë punoj për vete…dhe kënaqësinë time.

Edi Rama: Ti je një shërbëtor i revolucionit të Lulzim Bashës. Unë e di këtë gjë.

Agron Gjekmarkaj: Ju nuk më gjykoni dot. Mos përdorni karrigen e kryeministrit për të fyer analistët dhe njerëzit. Unë s’po ju fyej, po ju drejtohem me respekt.

Edi Rama: Unë s’përdor karrigen, dhe s’të fyej fare, por ti nuk mund të më thuash mua që unë jam në hall. Unë s’jam në asnjë hall.

Agron Gjekmarkaj: Jeni në hall zoti kryeministër se një dosje e tillë…

Edi Rama: në hall je ti pra, sepse je shërbëtor i revolucionit të destinuar të dështojë me turp.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ka kryeministër në Shqipëri që të ketë një hall si ky i juaji, që e keni detyruar opozitën të djegë mandatet dhe të mos hyjë në zgjedhje. Dhe sot nuk ka njëri në Shqipëri që mendon se kjo opozitë duhet të hyjë në zgjedhje me ju kryeministër.

Edi Rama: Kush je ti që flet në emër të shumicës së njerëzve?

Agron Gjekmarkaj: Shumica e njerëzve, ta japin sondazhet 52 %…

Edi Rama: Kush i ka bërë këto sondazhe…?

Agron Gjekmarkaj: Ju thatë që nuk është kandiduar kryetari i Bashkisë së Shijakut, por është kandiduar kryetari i PS-së së Shijakut që del në përgjimet. Ju keni pasur zakon të mbroni, kryetarin e Bashkisë së Kavajës, e të tjerët më radhë, madje dhe për Vangushin thatë që një telefonatë me Niçen nuk përcakton…

Edi Rama: Po patjetër…

Agron Gjekmarkaj: Nuk është çështje telefonate, por ato janë duart e tij. Ata menaxhojnë dhe udhëtimet tuaja jashtë shtetit në një farë mënyrë. Ju vazhdojnë dhe ku lëvizni ju, ku shkoni ju. Ata interesohen dhe për udhëtimet e juaja jashtë shtetit

Edi Rama: Po juve duhet t’ju vij turp që merreni.

Agron Gjekmarkaj: Turpi është i juaji që e keni çuar vendin në këtë derexhe për 6 vjet.

Edi Rama: Turpi është i juaji që merreni me muhabetet e ca plehrave që janë në burg dhe se çfarë flasin disa plehra që janë në burg mua s’më intereson.

Agron Gjekmarkaj: Këto janë muhabete që kanë bërë pis Shqipërinë. Fjalën turp përdore me Vangjush Dakon, përdore me ato që do. Fjalën trup mos e përdor se nuk ta lejoj.

Edi Rama: Qetësohu, qetësohu. Qëndro drejtë këtu.

Agron Gjekmarkaj: Nuk je Mbreti këtu.. Jeni kryeministër i zgjedhur me vota.

Edi Rama: Unë jam kryeministër, qëndro drejtë dhe respekto tavolinën dhe pa prekur personin që ke përballë.

Agron Gjekmarkaj: Unë po ju respektoj, ju nuk po më respektoni mua. Me çfarë ju preka?

Edi Rama: Personin se prek dot. Mos më thuaj mua që këta kontrollojnë udhëtimet e mia.

Agron Gjekmarkaj: Lexo transkriptet, ata interesojnë dhe dinë ku shkoni dhe më kë udhëtoni ju.

Edi Rama: Se sa plehra ka në Shqipëri dhe i tregojnë njëri-tjetrit se njohin kryeministrin, se flasin me kryeministrin dhe i thonë kështu, njohin X apo Y, unë nuk mbaj përgjegjësi. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për çfarë flas vetë dhe vetëm për çfarë bëj vetë.

Agron Gjekmarkaj: Si more s’mban përgjegjësi. Ke numrin dy të partisë. Bashkia numër dy e vendit.

Edi Rama: Të mbaj unë përgjegjësi për ca plehra që flasin në telefon dhe flasin për mua, udhëtoi aty e udhëtoi atje.

Agron Gjekmarkaj: Ata u kërkojnë drejtorëve të tu më sill listat e votave të opozitës, që t’i tundim, që t’ua bëjmë 10 me 0 që të kënaqeni ju. Kjo duhet t’ju shqetësojë.

Edi Rama: Kjo është një indicie. E neveritshme. Përgjimet janë të neveritshme për mua gjithmonë, sepse ajo janë copëza, dhe duhet të këtë një arsye kjo botë e civilizuar që i ka klasifikuar përgjimet si indicie dhe jo si prova.

Agron Gjekmarkaj: Kjo është apologji e pastër zoti Kryeministër. Ju përdorët termin shërbëtore.

Edi Rama: Që t’i je një shërbëtorë kjo është publikisht e njohur.

Agron Gjekmarkaj: Nëse unë jam shërbëtor, ju jeni shërbëtor i krimit të organizuar. I bie që politikën e menaxhon krimi i organizuar. Kjo është faqja e zezë e Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Zv/kancelari i Austrisë dha dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve.

Rama: Shumë serioze është situata.

Gjekmarkaj: E ke të vështirë që këtë proces nga të akuzuar ktheheni në akuzues.

Rama: Gazeta i ka marrë gati.

Gjekmarkaj: Komplot revizionist. Si Enver Hoxha.

Rama: Unë Enver Hoxhën e kam varrosur i pari.

Gjekmarkaj: Mentalitetin nuk e keni varrosur.

Rama: Zv/kancelari i Austrisë u kap duke bërë një pazar gjigant gjeostrategjik.

Gjekmarkaj: Përgjime ishin!

Rama: Në telefon mua po të më përgjosh dal person që bërtas, jam i drejtpërdrejtë.

Gjekmarkaj: Jeni i sigurt që nuk do të dilni në dosjet e ardhshme?

Rama: Lëre tani… (i bie tavolinës). Ajo që t’i thua opozitë është kazani më i madh ndotës në Shqipëri. Është tjetër gjë zv/kancelari i Austrisë dhe tjetër gjë që unë i neveris. “O vlla, do vij atje”, ky është nivel muhabeti për të dëgjuar këngën siç do ai tjetri. A ka pasoja? Këtë do ta thotë hetimi dhe nuk e thua ti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...