Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot, një pjesëmarrje shumë të madhe në protestën kombëtare që do të mbahet përpara Kryeministrisë në orën 19:00. "Ora e supergjigandit po afron! Rama ik! Fitore!” ka shkruar Berisha në Fb, krahas një fotografie nga protesta e fundit e opozitës, e cila shënoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.
Mbrëmjen e së premtes, kreu i opozitës, Lulzim Basha theksoi se çfarë synon kjo protestë e tetë e qytetarëve shqiptarë: "Edi Rama duhet të ikë, - tha Basha. -Edhe pas ikjes së tij Shqipërisë do t’i duhen shumë përpjekje për të çrrënjosur modelin kriminal që ka instaluar ai në Shqipëri dhe për të kuruar plagët e korrupsionit.
Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë. Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisje, është shpresa dhe rruga e sigurtë për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, per Shqiperinë e gjithë shqiptarëve.