Pse ja “mbath’’ Rama në Vlorë sa herë ka protestë?

Hënë, 16 Prill 2018 19:41
Edi Rama Edi Rama

Përveç të qenit deputet i qarkut të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka habitur jo pak me vizitat e shpeshta në këtë qytet, sa herë në Tiranë, Kukës, Shkodër, a diku gjetkë në pjesën veriore të Shqipërisë, ka revolta. Në paraditen e 31 marsit, ndërsa ishte paralajmëruar protesta në afërsi të tunelit të Kalimashit, kryeministri Rama shkoi në Vlorë, ku detyroi nëpunësit e shtetit ta dëgjonin mbi një orë për premtimet që jepte për ndërtimim porti, aeroporti, zhvillim turizmi dhe çdo gënjeshtër tjetër si ato që lëshon në kohë fushatash.

Madje, aq i dhënë ishte pas këtij takimi, sa nuk u informua në kohë që në tunelin e Kalimashit protestuesit kishin shkatërruar dhe djegur sportelet e kompanisë që vilte taksën për Rrugën e Kombit. Atë ditë “shpëtimin” e gjeti në Vlorë, por sërish era e protestave nuk ishte ndalur. Tre ditë më vonë, kur e gjithë Tirana u blindua me mbi 1000 efektivë policie për të ndaluar protestuesit t’i afroheshin gjykatës ku po merrej masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës së Kukësit, kryeministri shkoi sërish në Vlorë. Këtë herë nuk bëri shumë premtime për ngritje infrastrukturore, por sa për të justifikuar vajtjen, shkoi në një shkollë profesionale ku i shpjegonte drejtorit të saj se si “zhvillohet” mësimi…

Por numri një i qeverisë e bëri rrugë këtë punë. Të premten kishte lajmëruar se do të mbante një takim në Shkodër, me drejtorët lokal dhe një pjesë të biznesit të përzgjedhur, por kur u informua se do kishte protesta dhe se biznesmenët e vegjël do e prisnin me veze e patate, ndryshoi mendim. Iku… në tjetër vend dhe ku? Sërish në Vlorë. Këtë herë shpiku një motiv për tërheqjen e një certifikate mirënjohje që ishte në emër të nënës së tij Aneta Ramës, si stomatologia e parë në vend.

Po pse Rama po zgjedh Vlorën sa herë ka protesta? Një gjest i mirëmënduar, ndoshta duke synuar që kësaj revolte ti japi jo vetëm karakter politik, por edhe krahinor. Një formë dredhie që asesi nuk mund të kapërdihet as në Vlorë e as në zonat e tjera si Fieri, Berati, Gjirokastrë e çdo qark tjetër në jug, që vuan njësoj si në çdo qytetar tjetër në Shqipëri. Taksa të rritura, mungesë punësimi, fermerë të shkatërruar duke u hequr edhe ato pak subvencione dhe punëtorë të hedhur në rrugë, si në rastin e Uzinës së Ballshit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...