Denari i kapur kundër Denarit jurist

Hënë, 10 June 2019 17:32

Kur Danar Biba deklaronte: Në situata krizash, Presidenti ka pushtet vendimmarrës

Anëtari i KQZ i zgjedhur nga PS, Denar Biba sot votoi në mënyrë të paprecedent një dekret të Presidentit të Republikës, duke tejkaluar funksionin si anëtar i KQZ, por edhe njohuritë e tij juridike.

Në një shkrim në gazetën Shekulli, në datën 31.06.2007, i njëjti Denar Biba deklaron se në raste krizash Presidentit ka funksion vendimmarrës duke dalë dhe mbi institucionet e tjera.

“Ne situata krizash politike apo te jashtëzakonshme, pushteti i tij rritet thelbësisht, pasi Presidenti merr pushtet vendimmarres, ne zevendesim te organeve te tjera kushtetuese, per te ruajtur “unitetin e popullit”. Pikerisht per kete ai gjykohet se duhet te jete “neutral” dhe i “paanshem” ndersa ushtron funksionin e tij kryesor te garantimit dhe kontrollit te organeve kushtetuese me synim ekuilibrimin e sistemit. Presidenti eshte garanti me i larte i Kushtetutes (natyrisht jo roja e saj – ky funksion i takon Gjykates Kushtetuese), nje organ i pavarur qe nderhyn gjithmone ne interes te vendit. Ai eshte kryetari i res publica dhe jo nje lider politik demokracie”,- shkruan Biba.

Qëndrimin e tij korrekt prej ministri e ka hedhur poshtë sot si anëtar politik i KQZ. Argumentet që përdori sot kundër kreut të shtetit i ka rrëzuar vet 12 vite më parë.

Për më shumë lexoni shkrimin e tij të plotë:

Pak doktrine mbi presidentin

Nga Denar Biba, MA[*]

Ne te Drejten Kushtetuese me “Kryetar te shtetit” do te kuptojme individin apo organin, i cili ushtron funksionin e perfaqesimit te shtetit dhe te sovranitetit te tij ne marredheniet nderkombetare dhe te brendshme dhe qe ka edhe autorizime te tjera, sidomos ne lidhje me formimin dhe punen e qeverise.

Historia e institucionit na ka prezantuar ne kohe me forma (individual/kolektiv) dhe modele te ndryshem te kryetarit te shtetit (monark absolut/kushtetues, president i shtetit/i republikes, etj.), por pertej kesaj, çka mund te thuhet me siguri eshte se, ne varesi te karakterit dhe vellimit te funksioneve te Kryetarit te Shtetit ne nje vend, mund te kuptohet edhe brendia dhe forma e qeverisjes se vendit.

Per te zbritur ne realitetin shqiptar – po diskutohet per nje model presidenti te ndryshem nga aktuali. Praktika boterore njeh tre forma te zgjedhjes se presidentit: drejtperdrejt nga trupa zgjedhore (sovrani popull); nga perfaqesuesit e tij ne parlament dhe nje rruge e trete, permes kolegjit zgjedhor, anetaret e te cilit zgjidhen gjithashtu nga populli.

Kushtetuta jone (1998) ka adoptuar variantin e dyte. Ne vijimesi dhe konformitet, Shqiperia ka nje demokraci te tipit parlamentar dhe jo presidencial, si p.sh ne SHBA, ku presidenti eshte njekohesisht kryetar i shtetit dhe i qeverise dhe nuk pergjigjet perpara parlamentit. Zgjedhja e kryetarit te shtetit (presidentit) nga populli eshte karakteristike tipike e republikave presidenciale dhe i korrespondon regjimeve politike qe nuk i binden logjikes se parlamentarizmit si teori dhe praktike demokracie. Menyra reale sesi funksionon sot Republika V franceze, apo republika te shteteve te tjera (edhe fqinje), na japin nje prove te qarte se presidentet e zgjedhur nga populli ne menyre te vazhdueshme disponojne dhe akumulojne nje force politike te tyren, madje edhe ne tejkalim te heshtur te natyres dhe numrit te pushteteve qe Kushtetutat perkatese kane dashur tu japin. Mos te harrojme se ishte pikerisht mosfitimi i nje prestigji te tepruar nga nje njeri i vetem motivi baze qe çoi ne perzgjedhjen e formes aktuale te zgjedhjes se Presidentit te Republikes nga Kuvendi (botimi “Debati Kushtetues”, fq.322).

Nga ana tjeter, nese legjislatori shqiptar e quan te arsyeshme dhe ne te mire te vendit te ndryshoje menyren e zgjedhjes se Presidentit te RSH, ai i ka te gjitha mundesite qe ne respekt te numrave te kerkuar nga Kushtetuta, ta amendoje kete te fundit. Pretendimi se ky amendim duhet te kaloje automatikisht ne referendum, eshte ne vetvete teper i moralshem, por formalisht jo nje kusht sine qua non kushtetues. Eshte e vertete qe Kushtetuta aktuale u miratua me referendum, por ky ishte nje veprim i arsyeshem i mazhorances se kohes per te legjitimuar nje produkt qe sui generis duhet te mbruhej me frymen e konsensusit – te mohuar nga opozita e kohes (per arsye qe nuk jane pjese e ketij shkrimi). Ne momentin historik neper te cilin po kalojme, dy procese zgjedhore njeri pas tjetrit jane ne disfavor te po te njejteve shqiptare (ty, mua, ne), qe sot e gjithe diten iu thuren lavde si “sovrani popull”. Sovrani popull ne boten e shek.XXI? A mos valle e beson kush se populli e votoi Kushtetuten aktuale pasi e konspektoi me laps ne dore dhe analizoi ne menyre komparative nenet perkatese nen driten e doktrines me te perparuar kushtetuese boterore? Nuk eshte puna e te qenurit thjesht realiste/pragmatiste; duhet te jemi serioze, nese populizmi nuk na e ka bllokuar krejt arsyen. Ne 2007 nuk behet me fjale per popull si te ishin ne Athinen antike; pertej mistifikimeve dogmatike, sot ne perendimin e qyteteruar eshte pranuar perfundimisht (jo vetem ne katedrat akademike) se jane posaçerisht partite politikedhe grupet e interesit ato qe formesojne mendimet, qendrimet dhe kerkesat politike, qe politizojne shoqerine, edukojne masat, ofrojne shpjegime dhe zgjidhje per probleme te ndryshme shqetesuese, identifikojne dhe sendertojne ne mekanizma politike vullnetin e perbashket mesatar te te gjithe asaj trupe individesh, qe ndryshe quhet “popull”. E pashijshme? Padyshim qe po, por kjo eshte demokracia, “forma me e keqe e qeverisjes, perveç te gjitha formave te tjera qe jane provuar ne kohera” (Winston Churchill, fjalimi ne parlament, 11.11.1947)!

Kushtetuta prezanton nje procedure komplekse dhe te gjate te zgjedhjes se kryetarit te shtetit shqiptar. Ndersa synon deri ne limite (pse jo edhe pertej tyre?!) konsensusin mes mazhorances dhe opozites (kuorumi i larte prej 3/5 perkthehet vetem si nje kerkese qe Presidenti te mos i perkase thjesht mazhorances qeverisese te momentit, por nje shumice me te gjere se aq), dashur pa dashur, formulimi i nenit 87 mund te shnderrohet ne nje katalizator te krizes parlamentare, qe automatikisht do te pasohet nga zgjedhje te reja, ne nje cikel qe fare mire mund te perserise vetveten deri ne zgjedhje parlamentare te heres se trete, per ta mbajtur vendin ne nje situate amullie qe mund te zgjase edhe nje vit te tere (duke konsideruar kontestimet e kandidateve per interesa te ngushta te zonave respektive).

Sikur te mos mjaftonte kjo, realitetit te ndezur i shtohet edhe problemi i zevendesimit (ose jo) te pozicionit te Presidentit nga Kryetari i Kuvendit. Nese Kushtetuta te ndryshme (p.sh ajo Italiane, apo Greke – ku edhe gjejme ngjashmeri) parashikojne zgjatjen e mandatit te Presidentit ne fuqi, Kushtetuta jone hesht. Akoma me i rendesishem gjykoj te jete debati lidhur me kompetencat e zevendesit. Doktrina kushtetuese perendimore eshte e nderlikuar ne lidhje me kete; ajo shkon nga: i) “vetem pushtete te administrimit te zakonshem; akte te cilat eshte e pamundur te shtyhen” (Barile), ne ii) “te gjitha funksionet qe ne rrethanat politike perkatese do te rezultojne vlefshmerisht te kryeshme nga nje President i vertete i Republikes” pasi “kriteret ne lidhje me kete nuk jane juridikisht por vetem politikisht te vleresueshme” (Livio Paladin, E drejta Kushtetuese, fq.456).

Persa i perket personalitetit te Presidentit te ardhshem, praktika perendimore pothuajse eshte unike ne faktin qe ai vjen nga politika, me sakte nga radhet e aktoreve me autoritare te saj.

Ndersa ben perzgjedhjen e tij, politika duhet te mbaje mire parasysh se nevoja per nje kryetar shteti vjen pasi sistemi parlamentar ka dy defekte te medha: mosqendrueshmerine politike dhe mungesen e nje organi te drejtuar nga nje person i vetem. Presidenti eshte nje organ individual i cili mund te veproje sipas bindjes se tij pa u varur nga politika. Duke qene se zgjidhet nga nje shumice shume e madhe parlamentare, presidenti vendoset mbi te gjitha palet. Megjithese nuk ka asnje funksion themelor shteteror (p.sh te drejtimit politik, administrativ apo ligjor), Kushtetuta i mundeson atij te nderhyje ne te tre keto funksione permes atributesh qe i mundesojne te mos jete thjesht nje “noter” apo “drejtues ceremonish”. Akoma me tej, ne situata krizash politike apo te jashtezakonshme, pushteti i tij rritet thelbesisht, pasi Presidenti merr pushtet vendimmarres, ne zevendesim te organeve te tjera kushtetuese, per te ruajtur “unitetin e popullit”. Pikerisht per kete ai gjykohet se duhet te jete “neutral” dhe i “paanshem” ndersa ushtron funksionin e tij kryesor te garantimit dhe kontrollit te organeve kushtetuese me synim ekuilibrimin e sistemit. Presidenti eshte garanti me i larte i Kushtetutes (natyrisht jo roja e saj – ky funksion i takon Gjykates Kushtetuese), nje organ i pavarur qe nderhyn gjithmone ne interes te vendit. Ai eshte kryetari i res publica dhe jo nje lider politik demokracie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...