Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëndrimin e mbajtur sot lidhur me dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, është bërë objekt memesh e statusesh në rrjetet sociale.
Por më pikanti padyshim mbetet statusi i Genc Sejko: “Nesër KQZ-ja do shqyrtojë kërkesën e gruas së Kujtim Gjuzit për divorc”.
Para se të merrte mandatin e deputetit, Kujtim Gjuzi pohoi se ishte në prag divorci me gruan: “ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja. Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Kujtim Gjuzi në prononcimin dhënë aso kohe për mediat.