Plani diabolik i Ramës për Fierin….!!!

E Enjte, 20 June 2019 09:36
Nga Syri,net
 

Në Kavajë, Mat, Klos, Tropojë, Shkodër e kudo ku qeverisin PD ose LSI qytetarët e revoltuar janë ngritur në protesta për të mbrojtur zbatimin e Dekretit të Presidentit Meta. Rama është ende i “qetë” se mendon që në zonat opozitare po ushtrohet dhunë nga bandat e PD dhe të LSI dhe është angazhuar që kjo “dhunë opozitare” të pasqyrohet në raportin e OSBE/ODHIR në mënyrë që në këto bashki zgjedhjet të prishen dhe më vonë të ëprsëriten në vjeshtë. Kurse në bashkitë më “shumicë” socialiste, Rama mendon ti shesë zgjedhjet si të rregullta dhe për këtë ka hedhur shumë para dhe “ndikim” që në raportin e OSBE/ODHIR zgjedhjet në këto 32 bashki të konsiderohen të pranueshme pavarësisht parregullsive që ka pasur për shkak të radikalizmit të opozitës. Ky plan diabolik i Ramës duhet shkatërruar. Vëndi më tipi ku ky plan diabolik duhet hedhur në erë është bashkia Fier ku është menduar të aplikohet plani diabolic i apolikuar në 2016 në Dibër dhe të gjithë e kanë parë tanimë nga BILD.  Përse opozita duhet të bëjë detyrimisht në Fier atë që po bëjnë qytetarët në Kavajë, Shkodër, Tropojë, Mat, Klos, Kamëz e gjetiu?

Fier është një nga rrethet ku korrupsioni në sektorin e naftës, krimi i organizuar i nivelit të lartë, kultivimi i marijuanës dhe trafiqet e drogës e të qënieve njerzore kanë përfshirë një numër të madh bandash dhe familjesh mafioze. Mbështetja nga politika dhe lidhja e tyre me shtetin kanë qënë të fuqishme, jo vetëm në nivel lokal por kanë arritur të kenë përfaqsues të rëndësishëm në kupolën e Rilindjes. Pavarësisht se ky rreth është në shumicë i majtë, dhe në pamje të parë duket se nuk ka qënë i nevojshëm tjetërsimi i votës, nuk ka munguar dukuria e blerjes së votave dhe e kërcënimit të votuesve. Familjet e bandat mafioze me porosi nga drejtuesit më të lartë vendorë dhe nga përfaqësuesi i lartë në kupoën e Rilindjes janë përfshirë në zgjedhjet e fundit në mënyrë aktive në tjetërsimin e votës. E gjithë kjo skemë ka qënë gjatë të gjithë kohës, jo vetëm e ideuar nga Rama por edhe monitoruar me shumë kujdes e vëmendje nga vetë Rama. Personazhet politike përmes të cilëve Rama ka siguruar lidhjen e familjeve e bandave mafioze me shtetin janë GR, dhe AS. Mjafton të përmendet fakti se GR i është refuzuar viza për në SHBA për shkak të lidhjeve me trafiqet e drogës dhe xhesti i ambasadorit të SHBA gjatë zgjedhjes së tij në krye të një një institucioni të lartë shtetëror.

Në rrethin e Fierit veprojnë shumë klane dhe familje mafioze, të fuqishme lokalisht por edhe me ndikim të konsiderueshëm në nivel kombëtar, por edhe shtrirje rajonale e europiane. Lufta mes bandave, klaneve dhe familjeve mafioze është ashpërsuar herë pas here për shkak të beteja të tyre për rritje të prezencës dhe konflikteve nga mosmarrëveshjet apo sherreve tipike mes bandave mafioze, kryesisht për trafiqet e drogës. Rol në nxitjen e këtyre sherreve ka pasur edhe lidhja e tyre me politikën, sidomos pas vitit 2013. 

Lidhja e familjeve mafioze të Fierit me drejtuesit më të lartë vendorë dhe përfaqsuesit e lartë nga Tirana kanë qënë e fuqishme dhe funksionale; të gjithë qytetarët e këtij rrethi janë në dijeni të këtyre lidhjeve por kanë shumë frikë ti denoncojnë, madje sa herë happen biseda për këto cështje qytetarët preferojnë të mbyllin gojën sikur të vepronte ligji mafioz “omerta”. Personi A.S. u programua në 2017 për postin më të lartë vendor në Fier për shkak të marrëdhënieve të hershme me familjet mafioze që në kohën kur ishte drejtues i një institucioni të rëndësishëm drejtësie. Lidhjet e tij tashmë janë të konsoliduara me këto familje, mjafton të studiohen tenderat e fituara në sektorin e naftës dhe të shërbimeve në bashkinë e Fierit për të nxjerrë se cilat janë këto familje dhe cfarë përfitimesh selektive e deri të paligjshme kanë pasur ato për shkak të lidhjeve me drejtuesit e naftës dhe kryetarin e bashkisë së Fierit. Këto lidhje e afera njohen shumë mirë jo vetëm nga qytetarët e Fierit por edhe nga shërbimet inteligjente, për më tepër që shumë nga këto banda veprojnë aktivisht edhe në vëndet e tyre.

Në kultivimin e kanabisit, Fieri mund të konsiderohet një nga zonat ku është prodhuar një sasi e konsiderueshme e kësaj droge dhe fitimet kanë qënë të konsiderueshme. Përvec rrjetit të policisë që ka pasur një rol kryesor në realizimin e këtij aktiviteti, konkretisht në sjelljen e farës së kësaj bime, kanë qënë shumë aktivë njerëz shumë të afërt me drejtuesve të lartë politikë të qarkut; në mjediset qytetare flitet për implikim të vëllait të A.S dhe të djalit të G.R.(gjë që natyrisht mbetet për tu hetuar nga organet përkatëse); nga bisedat e qytetarëve të Fierit rezulton se e këtyre personazheve kanë dalë nga interceptimet e shërbimeve inteligjente. Po i njëjti rrjet është aktiv edhe përsa i përket trafikut të drogës.

Në sektorin e naftës, korrupsioni është ndoshta në nivelin më të lartë në të gjithë vendin edhe për shkak të fitimeve kolosale që sjell ky sektor. Një biznesmen, me qëndrim në Tiranë, me emrin B.S., bashkëpunëtor shumë i afërt i Ramës, dhe i riaktivizuar me ndërhyrjen e ish-ministrit të Energjitikës ka mundur të sigurojë fitime kolosale nga ky sektor duke qënë deri para pak kohësh edhe një aktor aktiv në tjetërsimin e votave në këtë qark. Por kohët e fundit një familjar i zyrtarit të lartë G.R. së bashku me bashkëshortin e një ish-zyrtareje të lartë të administratës publike dhe tashmë  ministre në qeverinë Rama (ES), i quajtur S.T. (që është ndërkohë një i afërt i G.R.), kanë qënë shumë aktivë në marrjen nën kontroll të këtij sektori dhe të përfitimeve të paligjshme që rrjedhin  nga Albpetroli. Shumë nga përfitimet në këtë sektor sigurohen përmes lidhjeve me familjet mafioze të këtij rrethi, që ndërkohë janë shumë aktive gjatë zgjedhjeve në blerjne e votave dhe kërcënimin e votuesve.

Veprimtaria e këtyre familjeve e bandave mafioze dhe e lidhjet e tyre me zyrtarët e lartë vendorë e përfqasuesit më të lartë nga Tirana jane tashmë të rregjistruara nga shërbimet inteligjente dhe pritet të përmblidhen në një dosje të ngajshme me atë të Shijakut, Durrësit apo Shkodrës. Goditja e tyre është cështje kohe dhe rradhe. Mesa duket, pas Tiranës, Elbasanit, Durrësit, rradhën për tu goditur e kanë familjet mafioze të Fierit dhe zyrtarët e lartë të këtij rrethi si dhe të afërmit e tyre të lidhur fuqimisht e pazgjishmërisht me ta.

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 09:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...