Shqipëria në udhëkryq, 21 qershori dita e njerëzve të lirë

E Enjte, 20 June 2019 10:54

Edi Rama kërkon që mjerimin dhe degjenerimin e tij politik ta kthejë në mjerim dhe shkatërrim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shqiptaret duan Europën, sigurinë dhe lumturinë.

Rama u ka dhënë vetëm dhunën, korrupsionin, drogën dhe krimin, largimin nga Shqipëria.

Rama qëndron jo më në krye të Partisë Socialiste, por të një strukture politike që ka marrë peng vendin e kthyer në strukture kriminale që vjedh votat dhe grabit vendin.

Një strukturë që ka për aleate krimin e organizuar dhe ka për armik shqiptarët dhe opozitën.

Përgjimet e publikuara nga BILD, tregojnë se në çfarë llumi është futur kjo qeveri. Turp banalitet, marrëdhënie me banditë e maskarenj që dhunojnë me urdhër të Ramës shqiptarët.

Polici e mbushur me banditë, trafikantë, ushtarë të Ramës dhe jo ligjit, që i shërben krimit qeveritar, që nuk njeh ligj dhe kushtetutë.

Arrestohen deputetë që denoncojnë krimin dhe kriminelët rrinë në zyrën e kryeministrit.

Arrestimi i Bardh Spahisë është turp dhe fundi i kësaj qeverie.

Shqiptaret nuk mund ti ndalë Edi Rama në rrugën e tyre për liri dhe Europë.

Kush mendon se me dhunë do i ul kokën shqiptarëve e ka fundin e shpejtë dhe të turpshëm.

Kush i shërben këtij regjimi të korruptuar, këtij procesi farse elektoral është mjeran.

Protesta e 21 Qershorit duhet të jetë dita e shqiptarëve mbi llumin qeveritar.

Dita e njerëzve të lirë mbi diktaturën e Ramës, diktaturën e krimit dhe korrupsionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...