Qytetarët nga Fieri janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së opozitës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ish-kryetari i PD-së, Luan Baçi u shpreh se nuk do lejohet një 30 qershor fars ku Rama të shpallet si një lider i padiskutuar dhe i pavotuar.
Luan Baçi: Kjo proteste e radhës synon largimin e qeverisë Rama, garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Tashmë u bë e zakonshme që të jemi në protesta dhe Rama me kokëfortësi po vete drejt 30 qershorit. Edhe qytetarët e kanë kuptuar që nuk ka zgjedhje në 30 qershor, edhe socialistët e ndershëm e nuk pranojnë të ven në 30 qershor jo më demokratët dhe opozita. Nuk do lejohet një 30 qershor fars ku Rama të shpallet si një lider i padiskutuar dhe i pavotuar.
Protestat janë pa direktiva. Zoti Basha ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, e qëndrueshme dhe pa asnjë hap pas.