Pak orë përpara protestës së nëntë kombëtare të opozitës, kryetari Lulzim Basha publikon videomesazhin e dytë drejtuar shqiptarëve.
Përmes një postimi në Facebook, lideri i opozitës fton edhe një herë qytetarët ti bashkohen protestës së sotme para kryeministrisë.
“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij më të fundit.