Lulzim Basha: Trafikantët e drogës drejtojnë ekonominë dhe qeverinë. Jemi në gjendje alarmi

Saturday, 22 June 2019 21:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë nga selia e PD sot në mbrëmje, deklaro se kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë propagandë miliona euroshe për të fshehur përgjimet e frikshme të publikuara nga gazeta “Bild”.

Basha u shpreh se krimi elektoral të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës, Xhelmal Qefalisë, Vangjush Dakos dhe të tjerëve, nuk mund të fshihet me propagandë.

“Prej disa ditësh në hapësirën publike shqiptare po zhvillohet një fushatë agresive nga Edi Rama dhe makineria e tij prej milona eurosh e propagandës për të shpërqendruar opinionin publik dhe mbuluar krimet e rënda që kanë ndodhur në bashkëpunim mes qeverisë dhe Partisë Socialiste, dhe krimit të organizuar. Kjo propagandë është një kopje e parimeve dhe metodave të propagandës naziste për të justifikuar krimet shtetërore. Qëllimi i parë i propagandës është mohimi në mënyrë flagrante se në Dibër dhe në Durrës kanë ndodhur krime, duke e paraqitur marrëdhënien dhe bashkëpunimin krim-politik si marrëdhënie të pafajshme, pa qëllime kriminale”,- tha Basha.

Kreu i PD-së tha se asnjë nga krimet nuk do harrohet, por do të ndëshkohen. “Me një arrogancë dhe shpërfillje ekstreme ndaj zgjuarsisë së njerëzve, bisedat për koordinimnin e vjedhjes të zgjedhjeve mes kokave politike të vendit me vrasës e trafikantë e të tjerë po shiten si biseda të pafajshme të politikanëve me votues apo të drejtuesve të qeverisë dhe vartësve të tyre. Një linjë tjetër e propagandës kriminale qeveritare dhe mercenarëve të tyre është relativizimi i krimeve që kanë ndodhur. Përmes pretendimit se vjedhja e zgjedhjeve nuk është gjë në lidhje me krimet e tjera të politikës. Si pjesë e kësaj strategjie sulmohet opozita, deri edhe me akuza të montuara politike, që qytetarët të mendojnë se janë të gjithë njësoj dhe marrëdhënia mes vrasësve dhe trafikantëve me qeveritarët nuk është ndonjë tmerr i madh. Qëllimi tjetër i propagandës me frymëzim gëbelsian të qeverisë është paraqitja e situatës si normale. Ka një përpjekje për ta trajtuar vjedhjen e zgjedhjeve si dicka të zakonshme, si dicka normale, me shpresë që do kalojë dhe do harrohet. Këto teza i përhapin vetë njerëzit e përfshirë në krim dhe të gjitha levat e tyre në media dhe në jetën publike”,- deklaroi Basha.

Kreu i PD-së falënderoi dhe qytetarët që morën pjesë dje në mitingun e opozitës kundër qeverisë “Rama”.

“Ishim të gjithë shembull i qytetarëve të përgjegjshëm dhe i kurajës për të patur një qeveri që buron nga vullneti i njerëzve dhe qeveris në interes të njerëzve. Dua të falenderoj mijëra shqiptarë në Shqipëri, dhe bashkatdhetarët që jetojnë kudo në botë për mesazhet e mbështetjesh që më kanë dëguar dhe në emër të tyre ju përcjell bindjen se përpjekja jonë është jo vetëm me rëndësi kombëtare, por ka edhe mbështetje kombëtare”,- tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...