Basha thirrje socialistëve të ndershëm: Pastroni PS nga ndikimi dhe figurat e krimit

Saturday, 22 June 2019 21:44

Në përfundim të konferencës për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ka patur edhe një mesazh për socialistët e ndershëm: “Pastroni PS nga ndikimi dhe figurat e krimit”, u shpreh lideri i opozitës.

"Atje ku ka politikanë të inkriminuar dhe të pandëshkuar nuk mund të ketë drejtësi, nuk mund të ketë liri, nuk mund të ketë demokraci, nuk mund të ketë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

Unë u bëj thirrje njerëzve të ndershëm të Partisë Socialiste që të bëjnë presion për pastrimin e partisë së tyre nga ndikimi i krimit dhe figurat e krimit.

Mbi të gjitha, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm që të ushtrojnë gjithë presionin e tyre për të pastruar politikën nga kanceri i krimit që ka kapur qeverisjen dhe po shtrin metastazat e tij në çdo fushë të vendit.

Pushteti juaj është shumë i madh dhe para tij nuk ka kriminel dhe politikan që mund t’i bëjë ballë.

Unë dhe e gjtihë opozita jemi me ju në këtë betejë jetike për të ardhmen Europiane të vendit.

Ora e Shqipërisë së gjithë shqiptarëve po afron. Le t’i japim vendit dhe fëmijëve tanë ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që meritojnë", deklaroi Lulzim Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...