Viktor Tushaj i shkruan Ramës: Askush nuk do ta falë rrënimin e degradimin institucional të këtij vendi

Hënë, 24 June 2019 10:33

Nga Viktor Tushaj

Quò vadis o Pakrye – ministër!

Ku e telendise këtë vend të bekuar!

Askush nuk do të ta falë rrënimin social, ekonomik e degradimin institucional të këtij vendi të vuajtur. Si nuk pyete një herë për shtetin e së drejtës dhe për të drejtat e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi?

Si nuk pyete për ata që i mashtrove e kërcënove për të blerë pushtetin tënd, por, i syrgjynose, i degdise, i dhunove, i perçmove deri dhe i burgose?

Po si do pyesje xhanem ti! Sepse ti nuk je me Ti. Je ata qe te ngriten dhe te dhane ate qe se paske merituar kurre. Tani jane ata qe te shantazhojne ty dhe ti sbën gjë tjetër vecse u kthen reston me ofiqe, para e koncesione duke dhunuar te pafajshmit, popullin e thjeshte te ketij vendi qe kerkon drejtesi te barabarte per njerzit, shkolle e pune, shendetesi me cmime te arsyeshme dhe siguri jete e prone.

Ti bere ekzaktesisht te kunderten e asaj qe mund dhe duhet te beje nje burre shteti. Sepse i tille nuk ishe dhe nuk u bere kurre.

Mjere ai vend qe kultivon besimin e nje frikacaku te paafte dhe te pabese!

Sa paudhesi i bere ketij populli, duke abuzuar kudo e duke dhunuar kedo ne emer te tij. Kete bere kur ne emer te tij fute e legalizove helmin e droges, kur ne emer te tij kriminalizove cdo segment te shtetit dhe institucioneve te tij deri ne parlament e qeveri, i vendose bandat kriminale mbi shpatullat e brishta te popullit fukara, e ndyve gjuhen e bukur amtare te Fishtes, Nolit e Konices me gjuhen ordinere te Gjiknureve e Tahireve, sakatove ekonomine dhe perdhunove biznesin duke bere qe rinia te marre arratine dhe mencuria e ketij vendi te heshte.

Luks i madh per kete vend te percmoje Plasaret dhe idiloje Manjat e Ballat, te fyeje te ndershmit dhe te ngreje hajdutet ordinere, te largoje te aftet dhe te mencurit e t’ia besoje shtet shkatrrimin banditeve e krimineleve.

Por, mos harro o “njeri” se dita e gjykimit te Zotit ka ardhur dhe ajo do te flase me zerin e urrejtjes popullore. Do te flase me zerin e jetimeve e te semureve, shtresave ne nevoje e familjeve me ndihme ekonomike, te papuneve, pensionisteve, studenteve, minatoreve, naftetareve e te persekutuarve, te rinise dhe gjithe qytetareve te ketij vendi, demokrate e socialiste, LSI-ste, republikane, demokristiane, agrariste, etj. e atehere ferri juaj nuk do te jete si ai i filxhanit te fallxhores por shume me i zi dhe me i rende.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...