FOTO dhe VIDEO/ Studenti shqiptar, Klaudio Morinaj, merr pjesë në evenimentin mbretëror Royal Ascot 2019

Hënë, 24 June 2019 10:46

Ajo çfarë përfaqëson Britania e Madhe në sistemin arsimor por sidomos në pjesën e kolegjeve është maja e edukimit planetar.

Universitetet e Londrës, forca dhe influenca e diplomave të tilla janë asete me peshë të jashtëzakonshme, dhe sigurisht është gjithnjë një kenaqësi kur studentët shqiptarë arrijnë  të prekin këto maja.

I tillë është dhe rasti i strudentit Klaudio Morinaj, i biri i biznesmenit të njohur Kadri Morinaj, i cili është diplomuar në “King's College”. Jo vetëm kaq, por ai merr pjesë dhe në Royal Ascot.

Dy momente dhe dy evenimente të ajkës së shoqërisë londineze. Vetë Kings College është formuar që më 1829 nga Mbreti Xhorxh IV dhe në rankun e universiteteve është i katërti ndër universitetet më të vjetra të Londrës. Renditja flet vetë.

Por Klaudio Morinaj merr pjesë edhe në evenimentin më të rëndësishëm të elitës britanike, që është Royal Ascot. Ky eveniment renditet ndër të më të rëndësishmit edhe për familjen mbretërore. Është gara më e vjetër në Britaninë e Madhe, ku është elita e shoqërisë britanike.

Kjo garë është themeluar si një eveniment i rëndësishëm social dhe jo vetëm sportiv nga Mbretëresha Anne në vitin 1711. Gara e parë është mbajtur më 11 gusht të këtij viti.

Një eveniment i tillë 300 vjeçar, i cili çdo vit është ndjekur dhe ndiqet tashmë nga Madhëria e saj, Mbretëresha Elisabeth II dhe anëtarët e Familjes Mbretërore.

Sigurisht është kënaqësi personale e Klaudio Morinajt, ky diplomim dhe këto dyer të rëndësishme që hapen. Dhe kudo ku studentët shqiptarë arrijnë maja të tilla kthehej edhe në një lloj krenarie për të gjithë shqiptarët dhe një shembull për të rinjtë që duan të trokasin në dyert e vështirë por jo të pamundura të dijes dhe të elitës britanike.

 

c5d9b12c-4eb4-44cc-9c02-f1eb487e5962.jpg

Screenshot 6Screenshot 6Screenshot 6Screenshot 6

Royal-ascot-2019-celebrities-demi-moore-natalie-dormer-kate-middleton.jpg

 

 

Modifikuar më Hënë, 24 June 2019 22:15

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...