Bushi i Krujës iu turret bizneseve, reagon Berisha: Këto janë Dajak-Votimet!

Hënë, 24 June 2019 14:07

Skandali i radhës me zgjedhjet vjen nga Kruja: kryebashkiaku socialist Artur Bushi i ka paralajmëruar bizneset e mëdha se i detyrohen me së paku 20 vota në kutinë e votimit o përndryshe...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e ardhur nga Kruja, nga një punonjës i administratës, i irrituar dhe i fyer nga këto “veprime staliniste”, siç i cilëson. “Narkokryetar Bushi kërcënon punonjësit dhe bizneset! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!” shkruan Berisha në Fb.

Zoti Berisha!
Dua t’ju njoftoj se në Krujë e gjithe administrata e bashkisë dhe të gjitha bizneset e mëdha janë kërcënuar që minimalisht të dërgojnë nga 20 vetë për të votuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Të gjithë atyre që i ka shpëtuar parcela me drogë, janë të detyruar të çojnë të gjithë punëtoret e qethjes dhe prashitjes, që nuk janë pak por nga 100 vetë minimalisht për parcelë.

Ju bëj me dije se këto kërcënime dhe shtrëngime nga ana e kryetarit të bashkisë për të rritur pjesëmarrjen në votime janë veprime staliniste.

Tani ligjet që këto kan shkelur le t’i gjejë "Prokuroria". Ju lutem publikoje dhe anonim.

Përpara, asnjë hap pas!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...