Profesor Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ-së, I ftuar në A2 CNN komentoi vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për pjesëmarrjen e Partisë së Unitetit Kombëtar në zgjedhjet vendore, por që në fakt pritej nga politika e vendit si një vulë për legjitimitetin ose jo të 30 qershorit.
Mazhoranca sipas tij do ta përdorë vendimin si argument më shumë se vullneti i tyre për zgjedhje vendore qëndron brenda kuadrit kushtetues , por profesori nënvizon faktin që trupa gjykuese “nuk mund të marrë vendime për çështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e një akti të caktuar, si ai i dekretit presidencial”.
Në të njëjtën mënyre, sipas tij KQZ-ja dikur e drejtuar prej tij “nuk duhet të merrte përsipër të gjykonte dekretin e presidentit, duhet t’ia linte dikujt tjetër”.
Situata sipas profesorit është drejtpërdrejtë pasojë e mos seriozitetit, të qëllimshëm ose jo , në implementimin e reformës gjyqësore, që “duhej realizuar me kohë” dhe që do të kishte zgjidhur ngërçin e këtyre muajve.