Basha: Ramiz Alia i anulloi zgjedhjet, por Rama do të bëjë votime moniste

Tuesday, 25 June 2019 21:22

Shefi i të djathtës Lulzim Basha në një dalje për publikun foli pwr çështjet kryesore që kanë pllakosur vendin këto ditë. Ai akuzoi Edi Ramën se u shty nga padronët e krimit për të akuzuar gazetarin Gjerman Pietër Tiede si dhe po përpiqet të përçajë qytetarët si dhe t’i shtyjë ata drejt krimit.

“Avokati i pajtuar nga Rama 13 euro në minutë. Klientë me mbretër miliarder dhe multi miliarder. Mes tyre edhe Edi Rama. Edi Rama nuk i ka asgjë milionat. Ka marrë 20-40% për lejet e ndërtimit. Një nga trafikut direktat marramendës të drogës ka qenë Edi Rama. Ai jeton në luks.


Ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit Rama ka vendosur të padisë një gazetar perëndimor që i nxori zbuluar lidhjet e krimit”, tha Basha.

Basha foli edhe për votimet e së dielës. Sipas tij Rama po i kthehet diktaturës me votimet farsë si në diktaturë. Ai tha se edhe kur diktatura po rrënohej Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me votime farsë.

Alia sipas Bashës deshi t’u shiste shqiptarëve pluralizëm farsë. Por ai dështoi se njerëzit nuk u mashtruan se njerëzit donin lirinë e vërtetë.

Tre dekada më pas jemi rikthyer prapë atje ku ishim.

Edi rama, tha Basha, po përpiqet të mbajë zgjedhje farë.

Pjesë nga fjala

Ai jeton në luks. Mori si avokat kundër gazetarit gjerman që publikoi vjedhjen e zgjedhjeve, avokatin e milionerëve dhe sulltanëve.

Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.

Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.
Edi Rama nuk është as sa Ramiz Alia. Ai I anulloi votimet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë votimeve pluraliste

Edi Rama po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë.

Por ky do të jetë fundi i tij.

Jo shumë kohë më pare Shqipëria jetonte nën diktaturën kriminale të Enver Hoxhës. Edhe atëhere kishte votime.

Njerëzit shkonin në qendrat e votimit, merrnin një fletë votimi, në të cilën kishte vetëm një emër dhe hidhnin fletën në kuti, pa asnjë fshehtësi. Ndërkohë,kudo buçiste propaganda shtetërore se vota ishte plumb për armikun, se armiku nuk donte që populli të votonte për partinë.

Votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës.

Edhe kur diktatura po rrënohej, nën falimentimin ekonomik dhe peshën e krimeve të veta, Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me zgjedhje farsë.

Kur komunzimi ra kudo në lindje, kur pluralizmi dhe liria triumfuan mbi robërinë, Ramiz Alia deshi t’u shiste shqiptarëve të etur për liri, pluralizëm fallso.

U përpoq të bënte në shkurt 1991 zgjedhje gjoja pluraliste me organizatat e rinisë dhe të grave komuniste, por dështoi, sepse njerëzit nuk u mashtruan, sepse shqiptarët donin lirinë e vërtetë.

Tre dekada më vonë. Jemi kthyer në të njëjtën situatë.

Shqipëria është sot e rrënuar ekonomikisht.

Krimet shtetërore janë bërë të padurueshme.

Demokracia ka rënë.

Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratike për të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak.

Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi.

Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit.

Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve.

Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist.

As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë.

Ramiz Alia i anulloi zgjedhjet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë zgjedhjeve pluraliste. Edi Rama ka vendosur t’i bëjë zgjedhjet e tij njëpartiake.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...